Home Politike Hoffman: Varferia dhe arsimi, objektivat e Shqiperise

Hoffman: Varferia dhe arsimi, objektivat e Shqiperise

678
0

1456836373hofmanAmbasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffman mori pjesë sot në inaugurimin e Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj në Cërrik, projekt i financuar nga qeveria gjermane.

Kjo qendër u ofron shërbim ditor 50 fëmijëve, ndërsa me këtë investim kapaciteti i saj pritet të shkojë në 100 fëmijë. Ambasadori gjerman në fjalën e tij u shpreh se varfëria, arsimi dhe përfshirja sociale janë objektivat kryesorë për Shqipërinë.

“Ulja e varfërisë, arsimimi dhe përfshirja sociale e popullësisë janë objektiva shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Ky projekti i financuar nga qeveria gjermane bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Këtu mblidhen së bashku familje të varfëra, që vijnë nga komuniteti rom, egjiptian dhe komunitete të tjera dhe këtu atyre u ofrohet një mundësi shumë e mirë”, deklaroi Hoffman.

Ai shprehu dëshirën që edhe institucione të tjera të marrin shembull nga ky model, pasi sipas tij, “është shumë e rëndësihme që të gjithë të punojnë së bashku”.

“Më inkurajon ajo çfarë pash këtu sot, por më pas është puna e këtyre njerëzve këtu që ta bëjnë këtë një sukses të madh. Qeveria gjermane ka mbështetur Shqipërinë në fusha të ndryshme në këto 25 vite. Arsimimi profesional është një nga fokuset kryesore të punës tonë në Shqipëri. Por e gjitha ajo që ne bëjmë këtu është ndihmë për t’u vetëndihmuar, sepse në fund të ditës janë shqiptarët ata që do të ndihmojnë veten”, tha Hoffman.

Shërbimi në Qendrën Ditore “Balonat”, në Cerrik, konsiston në një vakt ushqimor dhe asistencë shkollore. Kjo qendër është e ndërtuar sipas të gjitha standardeve për të krijuar kushte komode për fëmijët në nevojë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here