Home Ekonomi Taksat e reja. Ja si do te ndryshojne

Taksat e reja. Ja si do te ndryshojne

833
0

TAKSAT 01_2Nga 1 janari 2016, çdo biznes dhe familje në kryeqytet do të paguajnë një taksë për arsimin. Për biznesin, taksa do të jetë e përshkallëzuar, nga 4.000 lekë në vit për ndërmarrjet e vogla, deri në 37 mijë lekë për biznesin e madh dhe atë VIP. Ndërsa familjet do të paguajne 1.800 lekë në vit.

Vendimi i Këshillit Bashkiak ka ndryshuar edhe taksën e ndërtesave. Për bizneset prodhuese, kjo taksë ulet nga 280 lekë për metër katror në vit, në 200 lekë për metër katror. Për bizneset e vogla nuk ndryshon, por rritet për bizneset e mëdha nga 280 lekë, në 440 lekë për metër katror.

Pas taksës së ndërtesave, ndryshim pëson edhe tarifa e pastrimit. Edhe në këtë rast, taksa ndryshon vetëm për bizneset e mëdha. Nga 1 janari, biznesi i madh, siç njihet ai me xhiro mbi 8 milionë lekë, do të paguajë dy herë më shumë nga sa kanë paguar.

Në publik, tarifa që ka marrë vëmendjen më të madhe është ajo e zënies së hapësirës publike. Nga 120 lekë në muaj për metër katror, ajo rritet me 12 herë e gjysmë, duke u bërë më e shtrenjtë e duke shkuar në 1.500 lekë në muaj për çdo metër katror. Sipas Bashkisë, rritja synon çlirimin e hapësirave publike.

Së fundmi, taksa tjetër me efektin më të madh është ajo e ndikimit në infrastrukturë, e cila prek ndërtimin. Kjo taksë prek bizneset ndërtuese dhe rritet, nga 4 për qind e kostos së ndërtimit, në 8 për qind të çmimit të shitjes së apartamenteve. Këto taksa u bashkohen ndryshimeve të tjera, si taksa e publiciteteve dhe ajo e trojeve, që janë miratuar në fund të vitit nga Parlamenti.

Vendimi i Këshillit Bashkiak është i datës 30 dhjetor 2015 dhe vjen pas vendimit për heqjen e taksave për biznesin e vogël nga qeveria, me paketën e re fiskale për vitin 2016.TAKSAT 01_2TAKSAT 01_6TAKSAT 01_9

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here