Home Aktualitet Shokuese, ekspertiza shqiptare: “Ilia karelit i kane hequr zemren”

Shokuese, ekspertiza shqiptare: “Ilia karelit i kane hequr zemren”

512
0

ilia-kareliMjekësia Ligjore shqiptare zbulon detaje shokuese për Ilia Kareli, ku në ekspertizë është konstatuar mungesa e zemrës. 32-vjeçari u vra në burgun Nigrita në Greqi, pak ditë pasi kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos ku vuante dënimin.

Mjekësia Ligjore ndërkaq ka konstatuar mungesën e disa indeve në bërryl dhe gishta.

Përmes një letre drejtuar Prokurorisë, Mjekësia Ligjore shqiptare i kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe t’i kërkojë llogari palës greke, për faktin se mjekësia ligjore aty i ka hequr zemrën 32-vjeçarit shqiptar.

“Prokuroria t’i kërkojë informacion mjekësisë ligjore greke. Ekspertiza greke të japë informacione pse është hequr zemra. Për ekspertizë s’ka pse të merret e gjithë zemra’, thuhet në letrën e Mjekësisë Ligjore drejtuar Prokurorisë.

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja e Karelit, fillimisht është mbajtur sekret heqja e zemrës, madje është mohuar ky fakt nga të dyja palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here