Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli ka inspektuar sot një ndërmarrje fasonësh për të verifikuar nëse punonjësit janë të siguruar.
Duke bashkëbiseduar me punonjësit, Ylli i ka ftuar ata të mos pranojnë një punë të pasiguruar.
“Ankimoni për çdo shkelje të të drejtave tuaja të ligjshme. Do ruajmë anonimatin e ankimuesit. Mos pranoni të punoni pa qenë të siguruar”, tha ai.
Kreu i ISHP-së deklaroi më tej se do të ketë bashkëpunim me biznesin që respekton ligjin dhe masa të ashpra për ata që bëjnë të kundërtën.
“Masa të ashpra për çdo shkelje të dinjitetit të punon, për çdo shkelje të dinjitetit të punonjësve. Javës që kaloi zbuluam 56 punonjës në të zezë”, tha Ylli