Home Shendetesi Aritmia e zemres, nga se shkaktohet?

Aritmia e zemres, nga se shkaktohet?

1917
0

aritmia e zemres

Aritmia e zemres njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.

Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma. Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal.

Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta. Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndjehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here