Gjyqtarja, Dhurata Haveri do të jetë relatorja e ankimimit të fundit të Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor. Ankimimi pritet të merret në shqyrtim me 13 qershor dhe trupi gjykues përbëhet nga Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Neriban Mullai dhe Shashenka Jonuzi.
PS, dje dorëzoi një ankimim të ri në Kolegj, që ka të bëjë me kundërshtimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin për kreytar të Bashkisë së Tiranës.
Kolegji, me 3 qershor rrëzoi dy animimi të socialistëve që gjithashtu kishin të bënin me rezultatin për kryetar të bashkisë së kryeqytetit. PS me këtë ankimim kërkon nga Kolegji shqyrtimin e veprimeve të ndërmarra nga KQZ-ja në nxjerrjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve.