Një sasi prej 434 kg mariuanë është sekuestruar në orët e mbrëmjes në portin e Durrësit.
Droga u sekuestrua nga policia kufitare e cila arrestoi drejtuesin e autobusit ku u gjet droga.
Sipas të dhënave nga korrespondenti ynë në Durrës, lënda narkotike u gjet në pjesën e shasisë së autobusit dhe kishte destinacion Barin.
Personi i ndaluar nga policia është drejtuesi i autobusit Albano Ferrizi 36 vjeç nga Tirana.
Nisin hetimet për të zbardhur personat e përfshirë në këtë trafik droge.