Home Sport Bogdani: Harrojeni Januzajn, De Biazi te marre Kapllanin

Bogdani: Harrojeni Januzajn, De Biazi te marre Kapllanin

567
0

bogdaniMbetet personazh dhe protagonist edhe jashtë fushës së lojës. I qartë dhe i drejtpërdrejtë jo vetëm kur e pyet në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e tij, por edhe kur analizon ekipin kombëtar. Bëhet fjalë për Erjon Bogdanin, një nga ata sulmues që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar me fanellën kuqezi, i cili në një intervistë për “Panorama Sport” rreket të prekë pikat kyçe dhe problematike të Kombëtares shqiptare në veçanti dhe të futbollit në përgjithësi. Në epiqendër të merkatos edhe këtë janar, Bogdani thekson se pret datën 31, kur do të vendosë përfundimisht të ardhmen. Më tej ndalet tek sulmi kuqezi, me Salihin dhe Çanin në një moment negativ, duke dhënë edhe mendimin e tij porsa më sipër. Në fund, një ide sa i përket çështjes më të nxehtë, asaj të Adnan Januzajt. Sipas “Bogu”-t, federata nuk duhet t’i lutet lojtarit, pavarësisht talentit të padiskutueshëm që ai disponon.

Flitet shumë në media për ju, për oferta nga Leçe, Mesina, Siena, ku do të shkojë Bogdani?
Për të qenë i sinqertë, nuk e di ende. Kam pasur oferta nga këto ekipe, por edhe të tjera, mirëpo e kam pasur shumë të vështirë që të vendos. Në momentet në të cilat ndodhem, them se do të pres deri më 31 janar kur është edhe dita e fundit e merkatos dhe më pas do të vendos: ose do firmos edhe një kontratë të fundit, ose do i jap fund karrierës futbollistike me kaq.

Thatë që nuk keni vendosur. Kjo ka qenë për shkak të ofertave të ulëta financiare apo për shkak të emrave të klubeve që ju kanë kërkuar?
Ju siguroj që nuk bëhet fjalë për anën financiare. Kur një lojtar vjen në fundin e karrierës dëshiron që ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme, që ta mbajë mend për gjithë jetën. Unë këtë kam synuar që në merkaton e verës së vitit të kaluar. Doja që të luaja të paktën në Serinë B dhe te Siena do të shkoja pa diskutim, por nuk u bë gjë. Sa për dijeni, në verë Leçe më bëri një ofertë financiare shumë të mirë, aq sa asnjë skuadër e Serisë B dhe disa të Serisë A nuk ta bëjnë, por refuzova sepse nuk doja të luaja në Kategorinë e Tretë.

Jeni bërë pishman tani?
Nuk e di. Një mendje më thotë që gabova dhe një tjetër që bëra mirë, pasi në fund të fundit dua ta mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me çfarë jeni marrë deri tani?
Jam stërvitur rregullisht vetëm dhe me përgatitës atletik, pasi dua që ta mbaj trupin në formë dhe të jem i gatshëm për çdo skuadër ku mund të firmos. Sigurisht, nuk mund të them se jam në një nivel edhe me lojtarët e tjerë që janë në aktivitet, ndaj edhe nëse do nënshkruaj për një skuadër gjatë kësaj merkatoje do të më duhet edhe një muaj e shumta që ta marr veten dhe të jem i gatshëm të zbres në fushën e lojës. Gjithnjë bëhet fjalë për skuadra të një niveli të konsiderueshëm, pra në Serinë B.

Thatë që ju intereson më shumë skuadra me emër sesa pjesa financiare, atëherë pse nuk vini ta mbyllni karrierën në Shqipëri te Tirana apo Partizani?
Keni të drejtë në këtë mes, pasi janë që të dyja skuadra me emër dhe do të ishte normale deri diku që ta mbyllja karrierën te këto klube. Mirëpo, unë kam parë edhe pjesën tjetër, atë familjare. Unë kam ngritur një familje këtu në Itali dhe e kam shumë të vështirë që në këto momente të largohesha në një vend tjetër. Sakaq, përtej emrave të Tiranës apo Partizanit, duhet ta pranojmë që në tërësi futbolli shqiptar është në një nivel të dobët, ndaj nuk do ta shikoja si një arritje fundin e karrierës në Superiore.
Për të mbetur këtu, realisht keni pasur ndonjë ofertë nga Tirana apo Partizani?
Jo, nuk kam pasur asnjë ofertë, ndonëse do i refuzoja për arsyet që iu thashë pak më lart. Shikoni, nëse do zgjidhja që të pranoja një ofertë jashtë Italisë, atëherë ju siguroj se do të kisha preferuar të shkoja në Japoni.

Keni pasur oferta së fundmi?
Po, ish-trajneri im Fikadenti ka shkuar në atë vend dhe ka marrë drejtimin e skuadrës së Tokios. Ai më ka thënë disa herë që të shkoj atje dhe natyrisht edhe kontrata do jetë shumë herë më e mirë. Ruaj ende kontaktet me Fikadentin, ndaj të shikojmë deri më 31 janar, pasi gjithçka mund të ndodhë, pavarësisht se prioritet mbeten skuadrat në Itali.

Nëse nuk do të firmosni, do të thotë që do e lini përfundimisht futbollin?
Po, 31 janari vendos gjithçka: ose firmos, ose e lë përfundimisht futbollin.
Pak kohë më parë në një tjetër intervistë keni pohuar se në të ardhmen mund të punoni për federatën shqiptare…
Ekziston edhe ky opsion. Sigurisht unë nuk kam pasur ndonjë bisedë për këtë gjë, pasi zyrtarisht nuk e kam lënë futbollin, por në të ardhmen, ashtu sikundër shumë ish-lojtarë, edhe unë do mundohem të kontribuoj për çfarë do të më kërkohet.

E dini që Altin Lala është bërë ndihmës i De Biazit?
Po, e kam lexuar në media, por nuk kam folur me Altinin në telefon. Realisht më vjen mirë për të. Është një nga ata lojtarë që i kanë dhënë shumë Kombëtares, ndaj gjykoj se është vepruar drejt me afrimin e tij. Jam i sigurt se eksperienca që ka akumuluar Altini në vite do i shërbejë De Biazit dhe skuadrës sonë.
Ndalemi pak te Kombëtarja, De Biazi ka shprehur qartazi shqetësimin e tij për sulmin kuqezi: ju jeni larguar, Salihi është pa skuadër, ndërsa Çani në një moment të vështirë…
Më vjen keq, por edhe kjo është një situatë që duhet kaluar sa më shpejt që të jetë e munduar. Së pari, unë mendoj se Shqipëria nuk e ka luksin që të mos thërrasë një si Salihi, pavarësisht se sot është pa skuadër. Ai për mua është një nga ata sulmues që, edhe në një ditë të keqe, mjafton t’i çosh një top te zona se të nxjerrë nga situata.

Do ishit pro Salihit edhe nëse ai do luante në Shqipëri?
Absolutisht po. E thashë: Salihi është tjetër profil sulmuesi. Është një nga ata lojtarë që bën diferencën, më së shumti për nuhatjen që ka për golin. Por ju harroni edhe një tjetër sulmues, që çuditërisht për mua është lënë jashtë nga De Biazi: Edmond Kapllani. Për mendimin tim, ai është ende në gjendje që t’i japë shumë skuadrës sonë kombëtare, ndaj nuk duhet lënë jashtë skuadre.
Po Çani?
Edgari është në një moment të keq të karrierës së tij, por ju siguroj se është një lojtar me potencial që nuk duhet humbur. Unë gjykoj se me Çanin në këtë kohë duhet punuar shumë psikologjikisht, pasi ai ka humbur besimin në vetvete, por mbetet një sulmues shumë i mirë. Në fund të fundit, duhet ta pranojmë: këta janë lojtarët tanë dhe drejtuesit duhet të bëjnë të pamundurën për t’i rikuperuar. Unë gjykoj se një trajner i mirë nuk është i tillë vetëm se sjell lojtarë të rinj, por edhe se arrin të rikuperojë ata me eksperiencë, që në periudha të caktuara mund të mos jenë në topformë.

Cili është mendimi i Bogdanit sa i përket Adnan Januzajt, apo edhe Valmir Berishës?
Përtej faktit se janë talente të padiskutueshme, gjykoj se po bëhet shumë zhurmë për këtë lojtarë, sidomos për të parin. Personalisht kam një mendim krejt tjetër. Më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë në Kombëtare dhe më besoni, kisha një ndjenjë të jashtëzakonshme. Isha si një fëmijë i lumtur që merr në dorë lodrën e parë. Nuk di sesi ta përshkruaj atë moment. Dhe më besoni, unë kam luajtur në Itali në stadiume me 60 mijë tifozë, kundër skuadrave të mëdha dhe emrave më të mirë të futbollit botëror, por kisha komplet tjetër ndienjë, krenari dhe nder kur luaja me Kombëtaren. Thënë këtë, nëse një lojtar nuk e ndien si një detyrim që të kontribuojë për ekipin përfaqësues, atëherë është më mirë që ai të mos jetë pjesë e atij ekipi.

Po thoni që nuk na duhet një si Januzaj?
Jo, nuk thashë atë gjë. Shqipërisë i duhen shumë lojtarë si Januzaj, por ama unë nuk gjykoj se ne duhet t’u lutemi këtyre lojtarëve. Ata vetë duhet ta ndjenjë një gjë të tillë, në të kundërt është e kotë. Çdo lojtar fanellën e Kombëtares e ka më shumë çështje prestigji, krenarie dhe nderi. Askush nuk përfiton financiarisht në këtë skuadër, prandaj cilido lojtar që e vesh atë fanellë, më së pari duhet ta shikojë si detyrim ndaj vendit dhe kombit. Nëse nuk e shikon në këtë lloj mënyre, çfarëdolloj gjëje që të bëjë federata, nuk do të ketë vlerë.
Vajushi dhe GjasulaVajushi rri te Liteksi: Klubi kërkon 2 mln euro

Armando Vajushi, me shumë gjasa, nuk do të largohet këtë merkato nga Liteksi. Lajmi e bën të ditur vetëm futbollisti në një prononcim për “Panorama Sport”. Sipas tij, klubi kërkon shumë parà për kartonin, ndaj shumë skuadra kanë hequr dorë nga bisedimet. Pak kohë më parë u fol për një kalim të mundshëm të shkodranit tek Udineze në Itali, por sipas Vajushit, mes ofertës së italianëve dhe kërkesës së bullgarëve kishte diferencë, ndaj edhe tratativa për momentin sfumuoi. Vajushi thekson se, me shumë gjasa, do të qëndrojë te Liteksi, të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Deklarata – “Sapo jam kthyer në Bullgari dhe kam dy ditë që kam nisur stërvitjen me skuadrën. Këtu kampionati nis në fund të shkurtit dhe tani jemi në fazë përgatitore. Mesa di, do të shkojmë 10 ditë në Greqi dhe më pas edhe nja dy javë të tjera në Turqi për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën e dytë të sezonit. Sa i përket merkatos, nuk di t’ju them të reja, duke qenë se nuk ka të tilla. Nuk kam pasur rastin të flas me presidentin, por me aq sa kam dëgjuar dhe folur me drejtuesit e tjerë, duket se nuk kanë ndër mend që të më lënë të iki gjëkundi, të paktën deri në fund të sezonit. Arsyet dihen: klubi do të paktën 2 milionë euro për kartonin tim, ndaj edhe drejtuesit e Udinezes me të cilët pati tratativa u tërhoqën. Realisht nuk e di se çfarë ka në mendje presidenti, por me aq sa po kuptoj, nuk dëshiron që të më lëshojë. Liteksi këtë vit po kërkon të fitojë titullin, ndaj edhe këtu nuk duan që ta prishin skuadrën”, – tha fillimisht Vajushi.
Merkato – Më tej shkodrani ka sqaruar se ka pasur oferta në klub edhe nga Ukraina, ndonëse zyrtarisht nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. “Këtu flitet shumë në media, për tratativa nga më të ndryshmet, por këto realisht i bën klubi dhe nuk është se jam edhe unë në atë mes. Në momentin kur ka diçka serioze, atëherë më thërrasin edhe mua. Ka pasur edhe klube nga Ukraina, por ua thashë, Liteksi kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e kartonit tim, ndërsa po mendon që ne të fitojmë kampionatin dhe të luajmë në Champions. Në atë moment, ndoshta kur edhe vlera e çdo lojtari do të rritet edhe më shumë, kam përshtypjen se drejtuesit do të më largojnë diku tjetër. Megjithatë, unë personalisht jam i qetë dhe po bëj si gjithnjë punën time. Besoj se e ardhmja do të jetë gjithsesi pozitive, qoftë edhe po qëndrova këtu në Bullgari”, – vijoi Vajushi.

Kombëtarja – Në fund mesfushori me tipare sulmuese është pyetur edhe për Kombëtaren shqiptare. “Nuk kam pasur asnjë kontakt nga trajneri De Biazi. Nuk e di nëse jam ende në planet e tij dhe nuk e di nëse do të më grumbullojë për miqësoren e radhës. Këtu flitet se më 5 mars Bullgaria do të luajë kundër Shqipërisë dhe sinqerisht unë do dëshiroja që të isha në atë takim. Natyrisht, kjo edhe për faktin se luaj në kampionatin bullgar. Megjithatë, këtë nuk e vendos dot unë. Për sa më takon, do të mundohem gjithnjë të bëj më të mirën me Liteksin dhe më pas të pres nëse De Biazi do të më grumbullojë apo jo”, – përfundoi Vajushi. Lojtari nuk është grumbulluar për ndeshjet e fundit, kjo më së shumti për një përplasje me trajnerin De Biazi, çka në fakt nuk është konfirmuar as nga italiani dhe as nga shkodrani.

Asteras Tripolis FC v PAOK FC – Greek Super LeaguePAOK-u akuzon arbitrin: Endëshkoi qëllimisht Kaçen
Ergys Kaçe është bërë sërishçështje në Greqi te PAOK-u.Por në ndryshim nga sa kandodhur nga shtatori deri nëjanar, këtë herë është klubi qëe mbron lojtarin e vet. Sipasmediave greke, te PAOK-u besojnëse arbitri i ndeshjes sëkupës, Iraklis-PAOK, AristomenisKoutsiaftis, e ndëshkoi qëllimishtKaçen me karton të verdhë.Mesfushori shqiptar u futnë fushën e lojës pas mëshumë se 4 muajsh pezullim,në minutën e 73-të, mirëpopas vetëm 4 minutash undëshkua me një karton të verdhë,që sipas mediave greke,të cilat njihen më së shumtipër afërsinë me klubin selanikas,mund të ishte evituar ngaarbitri. “Kaçe është vënë nëshënjestër tani edhe nga arbitrat.U pa qartë se kartoni iverdhë nuk qëndronte, pornëse kjo gjë do të vijojë edhenë takimet e tjera të PAOK-utndaj lojtarit, atëherë klubi dotë ankohet zyrtarisht në federatëngreke”, – shkruante djeuebsajti “sportday.gr”. Mediatgreke lënë të kuptohet se Kaçeparagjykohet akoma përfanellën e UÇK-së që veshi nështator të 2013-ës, për të cilinedhe u pezullua nga klubi. Mosaktivizimii shqiptarit gjatëkësaj periudhe erdhi për shkaktë publikimit të një fotografie,ku ai mbante veshurbluzën e UÇK-së (Ushtria Çlirimtaree Kosovës). Kjo provokoinjë debat të madh në Selanik,aq sa klubi vendosi ta pezullontelojtarin, por më pas e riktheunë stërvitje me ekipindhe, pas katër muajsh, trajneriHub Stivens vendosi ta aktivizonte.Gjatë kësaj periudhe,Stivens e ka mbështetur gjithnjëmesfushorin shqiptar,edhe në momentet kur drejtuesite klubit po mendoninseriozisht ta shisnin. Pasi egrumbulloi në tri ndeshjet efundit të kampionatit, trajnerie hodhi në fushë nëtakimin e kupës. Natyrisht,tekniku më së pari testoiambientin, duke mos dashurqë rikthimi i Kaçes të provokontesërish protesta te tifozëtultras të PAOK-ut.Ndeshja e fundit e Kaçes mengjyrat bardhezi datonte qëmë 1 shtator të vitit 2013, kurmesfushori luajti si titullar nëfitoren 4-1 kundër Panioniosit.
Berisha BesartBerisha rikthehet me gol, por humb Brisbane

Sulmuesi shqiptar Besart Berisha është rikthyer në fushë pas dëmtimit duke shënuar gol. Ish-sulmuesi i Kombëtares shënoi për Brisbanen në minutën e 80-të, por ekipi i tij e humbi sfidën me Adelaide Junajtid me rezultatin 2–1. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Morales në minutën e 41-të, por një minutë më pas Brisbane mbeti me një lojtar më pak, pasi Diogo Ferreira mori kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuqin. Në pjesën e dytë trajneri i Brisbanes hodhi në fushë në minutën e 56-të Berishën, i cili arriti ta barazonte përkohësisht rezultatin në minutën e 80-të. Por, me një lojtar më pak vendësit nuk arritën të ruajnë këtë barazim dhe në minutën e 90-të ishte Xhordan Elsej që shënoi golin e fitores për Adelaide. Ky është goli i gjashtë sezonal për Besart Berishën, i cili synon edhe këtë sezon të shpallet golashënuesi më i mirë në kampionatin australian.
Cana humbet edhe ndeshjen ndaj Parmës

Duket se dëmtimi i Lorik Canës, që e mbajti kapitenin e Kombëtares në stol dhe në sfidën me Interin, është më i rëndë nga sa mendohej. Mbrojtësi shqiptar ka kryer një rezonancë magnetike në gjurin e djathtë dhe, sipas diagnozës së doktorëve, Cana duhet të qëndrojë një javë pushim, kohë gjatë së cilës dëmtimi do të mbahet nën kontroll. Për këtë arsye, 30-vjeçari do i mungojë skuadrës jo vetëm për sfidën kundër Bolonjës, por dhe në atë të kupës ndaj Parmës. Synimi është rikthimi në fushë ndaj Udinezes më 19 janar. Loriku nuk ishte pjesë e formacionit edhe në takimin ndaj Interit, pasi u la në stol nga trajneri i rikthyer, Edi Reja. Me këtë të fundit Cana ka pasur probleme aktivizimi edhe në 2011-2012.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here