Home Aktualitet Jorge Bergoglio zgjidhet Papa i ri

Jorge Bergoglio zgjidhet Papa i ri

549
0

bergolioJorge Maria Bergoglio, i cili do te mbaje titullin Papa Frençesku eshte zgjedhur Papa i ri.

Është argjentinas, 76 vjeç. Ai është Papa i parë që quhet Françesko dhe i pari latino-amerikan në historinë e Kishës. Ka qene shume prane zgjedhjes Papë edhe ne konklaven e kaluar.

Ka mbajtur detyren e Arqipeshkvit te Buenos Aires, ndersa ne vitin 2001 eshte zgjedhur Kardinal.

“Vellezër dhe motra, mirëmbrëma, ju e dini që konklava kishte për të zgjedhur nje peshkop nga Roma, por vëllezërit e mi kardinalë kanë shkuar dhe e kanë marrë atë nga fundi i botës…por jemi këtu”. Këto ishin fjalët e para të Papës së ri, i cili iu drejtua qindra-mijëra njerezve qe ishin mbledhur ne sheshin Shen Pjetri te Vatikanit.

“Së pari dua të bëj një lutje për Benediktin XVI. Uroj për një rrugë dashurie dhe besimi mes nesh. Të lutemi për njëri-tjetrin, për të gjithë botën, që të ketë një vllazëri të madhe. Uroj që rrugëtimi që nisim sot do të shërbejë për vangjelizimin e këtij qyteti të bukur. Para se peshkopi të bekojë popullin, kërkoj lutjen e popullit për bekimin tim nga Zoti”- vijoi me tej Papa Françesku.

Kush eshte Papa Françesko

Jorge Mario Bergoglio, kryepeshkop i Buenos Aires. Ka lindur në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936. Ai ka studiuar dhe është diplomuar si inxhinier kimik, por më pas zgjodhi priftërimin dhe hyri në seminarin e Villa Devoto.  Po ashtu ai ka një diplomë në Filozofi dhe Shkenca Humane.

Mes viteve 1964 dhe 1965 ai ka punuar si profesor i Letërsisë dhe Psikologjisë në Kolegj, dhe në vitin 1966 ka dhënë të njëjtat lëndë në Universitet në Buenos Aires.

Në vitin 1967- 1970 ai ka studiuar teologji. Më 13 dhjetor 1969  është bërë prift.

Nga Kapela Sistine doli tymi i bardhe rreth ores 19:06 dhe menjehere me pas rane kembanet e bazilikes se Shen Pjetrit.

Jorge Maria Bergoglio

Bota ka Papën e ri.

Qe prej të martës, 115 kardinalët u izoluan për herë të parë në Kapelën Sistine të Vatikanit, ku vetem pas votimit te trete kane mundur te zgjedhin e Papan e ri.

Mbledhja e fshehtë ndodh një muaj pasi Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqje, duke u bërë papa i parë në 600 vjet që heq dorë nga detyrat.

Nderkaq jane me mijera besimtaret te cilet jane mbledhur ne sheshin kryesor te Vatikanit, ku presin me shume entuziazem paraqitjen e para te Papës se ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here