Home Aktualitet Dita e Verës, aktivitete në gjithë Tiranën

Dita e Verës, aktivitete në gjithë Tiranën

736
0

dita-e-veres-tiraneMe nje sere aktivitetesh, Bashkia e Tiranës fton sot gjithe qytetaret te behen pjese e gezimit te Dites se Veres, pavaresisht moshes.

Aktivitetet e shtrira përgjatë rrugës “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, përpara Galerisë së Arteve, tek “Vëllezërit Frashëri”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Liqeni Artificial  do të fillojnë që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Nje dite me pare, drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës Arben Skënderi deklaroi per mediat se axhenda e festimeve do te jete e ngjeshur dhe secili mund te gjeje kendin qe i pershtatet per te gezuar kete dite.

 

Në rrugën “Murat Toptani”:

•    Panairi i artizanatit dhe luleve

•    Ansambli “Tirana”

•    Banda Frymore

•    Akademia e Hollwood-it

Sheshi përpara Galerisë së Arteve:

•    Shkolla e Baletit

•    Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”

Parku Rinia:

•    Lojra popullore

•    Animatorë

•    Cirku Kombëtar i Tiranës

Sheshi “Vëllezërit Frashëri”:

•    Teatri i Metropolit

Liqeni Artificial i Tiranës:

•    Akademia “Robert Radoja”

Sheshi “Nënë Tereza”:

•    Karaoke

Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët, t’i bashkohen festimeve në Ditën e Verës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here