Home Kosova Bisedimet Kosovë-Serbi nisin më 5 shtator

Bisedimet Kosovë-Serbi nisin më 5 shtator

594
0

Pavarësisht gjendjes në terren bisedimet në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojnë në shtator. Sipas mediave kosovare pritet që në 5 shtator kryetarja e delegacionit kosovar Edita Tahiri të takohet me homologun e saj serb Borisllav Stefanoviç për të nisur raundin e ri të bisedimeve. Ndërkohë ndërmjetësi i bisedimeve, Robert Cooper, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ka ftuar të dyja palët që pas pushimeve, t`u kthehen bisedimeve. Ndërsa ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka pohuar se duhet t`i jepet mundësia bisedimeve ndërsa ka shtuar se Serbia nuk i ka tradhëtuar serbët lokalë atje me marrëveshjen me KFOR-in.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here