Home Ekonomi Pezullohen shtate leje minerare ne Bulqize

Pezullohen shtate leje minerare ne Bulqize

808
0

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka firmosur pezullimin për shtatë leje minerare në Bulqizë. Paralelisht është reduktuar edhe sipërfaqja e shfrytëzimit për pesë leje të tjera, për shkak të mbivendosjes në zona të rrezikshme. Detajet i bëri dje të ditura Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit të Burimeve Natyrore në Ministrinë e Ekonomisë, Dritan Ylli. Ai theksoi se ky vendim i METE vjen në kuadër të realizmit të detyrave të Plan Veprimit, që synon disiplinimin e veprimtarisë minerare në vendburimin e kromit në zonën qendrore të Bulqizës. E gjithë kjo po zbatohet nga ana e Task Forcës së krijuar kohë më parë, në të cilën përfaqësohen një sërë institucionesh dhe ministrish. “Me qëllim parandalimin e konflikteve dhe rreziqeve që rrjedhin prej veprimtarive minerare në zonën e Bulqizës, si dhe vlerësimit dhe respektimit të programeve të punës dhe projekteve të aktivitetit minerar të shoqërive që veprojnë në këtë zonë. Njëkohësisht, në respekt të zbatimit të detyrave të lëna gjatë këtyre kontrolleve të ushtruara në vazhdimësi, ku rezulton shkelje e rregulloreve, në zbatim të ligjit minerar shqiptar, Ministri i Ekonomisë ka firmosur pezullimin e 7 lejeve, si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për 5 leje, të cilat mbivendosen me zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar të viteve të fundit”, informoi Ylli. Ai bëri të ditur edhe një tjetër nismë të Ministrisë së Ekonomisë, e cila vjen në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit, dhe konkretisht bëhet fjalë për një Projekt Vendim të Këshillit të Ministrave që METE e ka përgatitur për të përcaktuar qartë koordinatat e zonave të rrezikshme dhe ndalon rreptësishtë shfrytëzimin minerar në këto sipërfaqe, duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme. “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe të gjithë institucionet e ngarkuara do të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet realizimin e detyrave për të gjithë subjektet që rezultojnë të rregullt në aktivitetin minerar, me synim disiplinimin e aktivitetit në këtë vendburim tepër të rëndësishëm për Shqipërinë”, përfundoi Ylli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here