Home Ekonomi Lohan dhe Ruli në Voskopojë për projektin e turizmit

Lohan dhe Ruli në Voskopojë për projektin e turizmit

220
0

Turizmi ka bashkuar Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli dhe Ambasadorin e Këshillit të Evropës në Tiranë, Helmut Lohan në Voskopojë.
Ata janë njohur më nga afër me ecurinë e projektit që po zbatohet lidhur me zhvillimin turistik të zonës, i cili ka një afat  zbatimi 2-vjeçar dhe që synon nxitjen e zhvillimit dhe integrimin e territorit. Ambasadori Lohan, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, gjatë qëndrimit të tyre në Voskopojë morën pjesë edhe në përurimin e sinjalistikës turistike të këtij fshati. Sinjalistika përfshin orientime dhe harta që lehtësojnë vizitorët për njohjen e vlerave kulturore dhe historike. Ky projekt i financuar nga Këshilli i Europës, synon të zhvillohet më tej turizmi në Voskopojë, si dhe të ruhet trashëgimia kulturore e tij, kryesisht kishat, por vetëm pesë prej tyre janë funksionale nga 24 që ishin ngritur dikur. Ambasadori Lohan premtoi interesim të mëtejshëm për Voskopojën, si një qendër e rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Ndërsa ministri Ruli, tha se kjo zonë është një pikë e rrallë e turizmit në vendin tonë, e cila mund të shfrytëzohet shumë më mirë në fushën e agroturizmit. Ambasadori Lohan qëndroi për dy ditë në Voskopojë, duke qenë i pranishëm edhe në festën e Shën Prodhomi, një nga më të rëndësishmet për banorët e zonës që shënon edhe çeljen e sezonit turistik në këtë fshat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here