Home Aktualitet Inagurohet shtatorja e Mbretit Zogu I

Inagurohet shtatorja e Mbretit Zogu I

639
0

zog-permendoreInagurohet shtatorja e derdhur në bronz e Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Shtatorja mbërriti në Shqipëri pas një muaji dhe dje u lartësua në fund të bulevardit që mban emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të vendosej në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Pamja e shtatores u zbulua sot në një ceremoni zyrtare, nga Kryeministri Berisha dhe Princi Leka i II. Inaugurimi i bustit diten e sotme përkon me një datë historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923.

Në ceremoninë e inaugurimit të shttores ishin të pranishëm figura të njohura të politikës. Fjalën hapëse e mbajti princi Leka Zogu i II, i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se shtatorja do jetë shembull për të rinjtë. Kryeministri Berisha i njohu meritat Leka Zogut për ndërtimin e shtetit të shqiptarëve, një një kohë kur në tryeza diplomatike po përgatitej shuarja e shqiptareve nga harta politike e Evropës.

“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptareve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhes i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur në tryeza diplomatik po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve copetuese te Shqiperise”, deklaroi Berisha.

Kreu i ekzekutivit duke iu rikthyer historisë deklaroi se Leka Zogu I gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia nuk pranoi të kapitullonte po luftoi në mërgim. “Zogu I nuk pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim. Do ishte një nga të parët në Evropë që do i shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës” ,- tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here