Home Rajoni Shkup, blindohet Parlamenti, opozita kundershton buxhetin

Shkup, blindohet Parlamenti, opozita kundershton buxhetin

156
0

shkup-parlamentiForca të shumta policore janë vendosur para ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë për të penguar konfrontimin e mundshëm fizik mes simpatizantëve të opozitës dhe pushtetit, pas barrikadës të së dielës nga deputetët e opozitës së bashkuar në Kuvend, për të parandaluar, siç thonë, grusht-shtetin politik të pushtetit për miratimin me çdo çmim të buxhetit. Deputetët opozitarë, disa brenda e disa jashtë ndërtesës së Kuvendit të mbështetur edhe nga simpatizantët e tyre, kanë kaluar natën në pritje të ditës së sotme, e cila sipas tyre, mund të shpërthejë në konflikt nëse qeveria nuk heq dorë nga futja në procedurë parlamentare të propozim-buxhetit për vitin 2013.

Në fakt opozita kundërshton miratimin e buxhetit për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për shkurtimin e mbi 200 milionë eurove që beson se qeveria do t’i destinojë për harxhime promovuese dhe projekte jofitimprurëse. Nga 1.200 amendamente qe kishte propozuar qeveria jashtë procedurës parlamentare, ka miratuar vetëm disa prej tyre, ndërsa në seancën e mbrëmshme ka hartuar version të ri të buxhetit që ishte edhe shkas për bllokimin e Kuvendit nga opozita. Lideri i LSDM-së, ish presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski ka thënë para masës së tubuar mbrëmë vonë se është i gatshëm për gjithçka. “Sikur edhe meteorë të bien do të durojmë. Nuk largohemi nga këtu. Gruevski dëshiron të vrasë demokracisë, por këtë nuk do të lejojmë. Duan lufte? Do ta kenë! Nuk largohemi nga këtu.

Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski, paraprakisht i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga bllokadat dhe të lejojë miratimin e buxhetit pasi në të kundërtën, sipas tij, do të pësojnë qytetarët e Maqedonisë. Gruevski ka thënë se Cërvenkovski nxit tensione për të mbijetuar politikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here