Home Aktualitet Tiranë, FNSH-ja aksion për armë në mesditë, 12 të ndaluar

Tiranë, FNSH-ja aksion për armë në mesditë, 12 të ndaluar

625
0

aksioni-armeNjë aksion masiv i policisë së Tiranës ka nisur sot në 12 pika të kryeqytetit. Aksioni drejtohet nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë “Shqiponja” dhe “Renea” po kontrollojnë momentalisht automjetet në sheshin “Nënë Tereza”, kryesisht ato me xhama të errët, për armë.

Deri tani, janë sekuestruar 4 armë zjarri; janë ndaluar 108 automjete me dokumentacion të parregullt dhe ndaluar,12 persona. Urdhri për këtë aksion është firmosur nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here