Home Kosova 5 shtete i japin ultimatum Serbisë: Për Kosovën nuk ka kthim prapa

5 shtete i japin ultimatum Serbisë: Për Kosovën nuk ka kthim prapa

736
0

Pesë shtetet më të fuqishme të botës: SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një ultimatum të mërkurën mbrëma Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut.

Lajmin e ka transmetuar sot media serbe “Alo”, e cila citon burime të afërta me qeverinë në Beograd, që e ka pranuar ultimatumin. Në këtë kërkesë, fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, të atillë që raportohet se e ka propozuar Robert Cooper.

“Deri më tani në kalimet kufitare ka pasur serbë dhe joshqiptarë që janë ndihmuar nga EULEX-i. Sipas modelit të ri në të ardhmen aty do të jenë tre serbë, tre shqiptarë dhe dy policë të EULEX-it. Është kërkuar me ultimatum që Serbia të ndalojë kontrollin e veriut të Kosovës nëpërmjet strukturave paralele”, ka thënë burimi për Alo, duke iu referuar kërkesës së 5 shteteve.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se Robert Cooper propozoi kontrollin e kufijve nga policë e doganierë shqiptarë e serbë dhe tha se mund të hyjnë vetura, por jo kamionë me mallra. Nuk ka BE për Serbinë, nëse veriu nuk është nën kontrollin e Prishtinës

Në të njëjtën kohë, gazeta “Blic” ka njoftuar se përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve gjatë bisedimeve joformale kanë kërkuar nga zyrtarët serbë që veriun e Kosovës ta lënë nën kontroll të autoriteteve në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdojë integrimi evropian.

“Nga Beogradi kërkohet jo vetëm dialog për çështjet teknike me negociatorët kosovarë, por edhe që Serbia të bëjë hapa konkretë, të cilët do të mundësojnë integrimin e plotë të veriut dhe pjesëve tjera të Kosovës. Kreatori i kësaj politike është Robert Cooper, ndërmjetësi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Këtë nuk do ta thotë publikisht asnjë nga zyrtarët e BE-së, por në bisedimet joformale, kjo kërkohet nga Serbia”, transmeton Blic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here