Home Sport Ndëshkohet Eto, 3 ndeshje pezullim dhe 30 mijë euro

Ndëshkohet Eto, 3 ndeshje pezullim dhe 30 mijë euro

535
0

Samuel Eto imitoi gjestin e famshem te Zinedin Zidan, i cili ne finalen e Boterorit 2006 goditi me koke mbrojtësin e Italise, Marco Materaci, por ky veprim i ka kushtuar shtrenjte sulmuesit te Interit, i cili eshte pezullur 3 ndeshje si dhe duhet te paguaje 30 mije euro gjobe.

Ky ka qene vendimi i Gjykates Sportive, e cila nuk e ka falur aspak futbollistin i cili goditi me koke mbrojtësin e Kievos, Cesar ne ndeshjen e fundit te kampionatit italian. Gjesti anti-sportiv i Eto ndodhi ne minuten e 37-te te takimit, por sulmuesi nuk u ndeshkua me karkon nga arbitri kryesor. Por me ane te proves televizive, Gjykata Sportive e ka pezulluar ate me 3 ndeshje. Kjo do te thote se sulmuesi do te kthehet ne fushen e lojes vetem ne janarin e vitit te ardhshem, per shkak se Inter4 do te shtyje ndeshjen ne kampionat, per shkak se gjate muajit dhjetor do te jete i impenjuar ne Boterorin e Klubeve.

Gjithsesi, mungesa e gjate e Samuel Eto eshte nje tjeter problem qe i shtohet Interit, i cili vazhdon te vuaje demtimet e shume prej lojtareve titullare. Pas vendimit te gjykates sportive, klubi i Interit ka bere te ditur se do te apeloje, por ka shume pak mundesi qe shkalla tjeter e drejtesise sportive italiane te ndryshoje pezullimin ne dem te Samuel Eto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here