Home Aktualitet Sherr në gjimnazin “Eqerem Çabej”. Të rinjtë grinden me thika për një...

Sherr në gjimnazin “Eqerem Çabej”. Të rinjtë grinden me thika për një vajzë

631
1

Sherret me thika mes te rinjve jane kthyer nje nder fenomenet me problematike te kryeqytetit dhe jo ne pak raste kane perfunduar me pasoja te renda. Dy ngjarje u shenuan brenda 24 oreve ne dy shkolla te ndryshme te kryeqytetit, kur adoleshentët u përplasën mes tyre jo vetëm fizikisht, por dhe me thika, tulla, kacavida e sende te tjera nga me te ndryshmet.

I tille eshte rasti i shkolles se mesme “Eqerem Cabej” ne kryeqytet ku nje sherr per motive banale mes dy nxenesve te klasave paralele te vitit te trete perfundoi me plagosjen rende te njerit prej tyre.

Dhimiter Kuzhini pasi ka debatuar nje dite me pare me nje bashkemoshatarin e tij,dita e sotme ka rezultuar fatale per te pasi ka marre 4 goditje me thike ne pjese te ndryshme te trupit ndersa ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin ushtarak.
Sipas nendrejtorit te shkolles Misret Sahiti agresoret jane 2 nxenes te se njejtes shkolle, ndersa motivi i sherrit eshte bere nje vajze.

“Sot nuk janë paraqitur as njëra palë, as tjetra në shkollë dhe me sa duket kanë qenë duke ruajtur personin që kur të vinte në shkollë ta rrihnin. Rreth orës 10:30 më informojnë se një nxënës I shkollës suaj është plagosur me 4 thika. Më rezulton se sherri ka qenë për një gocë. Gjendja shëndetësore e Dhimitrit sipas të dhënave që mora nga përfaqësuesit e komisariatit numër 4 rezulton e rënduar” tha Misret Sahiti zv/drejtor i shkolles se mesme “Eqerem Cabej”.

Pas hetimeve te para mesohet se agresoret, Julvin Hida dhe Juxhino Shima jane shoqeruar nga policia ndersa ne sherr eshte perfshire dhe nje kalimtare e rastit e cila eshte munduar te shuaje grindjen, por ka perfunduar me spray paralizues ne sy.
Vetem nje dite me pare nje tjeter grindje mes 4 te rinjve perfundoi me 3 te plagosur ne shkollen e mesme Sami Frasheri ndersa per te rinjte fenomeni i grindjeve banale eshte kthyer ne nje rutine te zakonshme

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here