Home Shendetesi A mund te jete kjo kura ndaj kancerit?

A mund te jete kjo kura ndaj kancerit?

724
0

88291939_c0151810-acute_lymphoblastic_leukaemia_micrograph-spl-620x348Ka shpresa se, beteja kundër sëmundjes së shekullit do të arrijë të marrë një kthesë të re, me të ashtuquajturën imunoterapi të qelizave T, apo “ilaçi i gjallë” siç e quajnë shkencëtarët.

Sipas disa studimeve, trajtimi revolucionar do të veprojë gati si një vaksinë, duke u shndërruar në alarm të vazhdueshëm mbi rikthimin e mundshëm të sëmundjes. Mënyra si funksionon është mjaft interesante.

Kështu, nga gjaku i pacientit merren qeliza të bardha, ato që normalisht luftojnë viruset dhe bakteret në trupin e njeriut, e modifikohen gjenetikisht me qëllimin të identifikojnë dhe të sulmojnë qelizat kanceroze.

Më pas ato zhvillohen artificialisht në laborator, përpara se të injektohen përsëri në venat e të sëmurit, nga ku do të nisin gjurmimin dhe shkatërrimin e “armikeve” të veta.

Ndrkohë, specialistë në mbarë botën janë angazhuar në perfeksionimin e kësaj teknike.

Para disa muajsh, imunoterapia e qelizave T mbushi titujt e parë të artikujve në Britani, kur foshnja angleze, Layla Richards, u bë një nga të parët njerëz në botë, që i nënshtroheshin trajtimit eksperimental.

Aktualisht, dy studime të cilësuara si “gur kilometrik” në luftën ndaj kancerit, kanë zbuluar potencialin befasues të terapisë. Sipas njërit prej tyre, te 94 për qind e pacientëve në fazat e avancuara të sëmundjes që iu nënshtruan trajtimit në fjalë, janë vënë re përmirësime të dukshme, që shkojnë deri në zhdukjen e shenjave klinike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here