Home Aktualitet Veliaj: “Nuk negocioj me Hoxhen, ka marre 39 milione leke”

Veliaj: “Nuk negocioj me Hoxhen, ka marre 39 milione leke”

554
0

veliajDrejtuesi i grevës së të ish-të përndjekurve politikë, Fatmir Hoxha, nuk ka bërë asnjë ditë burg, por edhe e ëma që ka kryer 9 muaj burgim, është dëmshpërblyer. Kështu ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, teksa shpërndau këstin e parë për 107 të ish-të burgosur politikë, që nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim.

Veliaj bëri publike faktet ku tregoi se për 9 muaj burg që ka bërë nëna e Hoxhës ka marrë 19 milionë lekë dhe për dajën e tij 20 milionë lekë. Gjithashtu ai tha se drejtuesi i grevës ka edhe një kallëzim penal nga Kurt Kola për vjedhjen e pronave në emër të ish-të përndjekurve.

“Fatmir Hoxha nuk ka bërë burg, ndërsa nëna e tij po. Ajo ka bërë 9 muaj burg dhe ka marrë për 9 muaj të dyja këstet, 19 milionë lekë. Në vend që ta merrte me 8 këste e ka marrë me 2 këste se kishte lidhje me pushtetarët e vjetër. Daja i tij, Skënder Xhemal Kulla i ka marrë 20 milionë lekë me 2 këste. I qëndroj asaj që thashë dje që jo vetëm nuk negocioj me dikë që nuk ka bërë burg, por kanë marrë 39 milionë lekë me dy këste. Fatmir Hoxha ka marrë 3 dyqane dhe ka një kallëzim penal nga Kurt Kola. Këtu është dokumenti ku kërkohet pushimi nga detyra Fatmir Hoxhës. Ky person jo vetëm po merr pronat në emër të përndjekurve, por ka edhe një procedim penal për vjedhjen e pronave në emër të tyre”, u shpreh Veliaj.

Ministri Veliaj u theksoi sërish se nuk do të negociojë me Fatmir Hoxhën duke shtuar se nuk do të merret me bosa, siç i cilësoi ai, me 39 milionë lekë dhe që kanë 3 dyqane dhe kallëzim penal për këto.

Bëj thirrje për një Shqipëri solidare, të atyre që vërtet kanë vuajtur, dhe jo si ky që për 8 vjet e kishin mundësi ta zgjidhnin këtë punë por s’e bënë. Unë do vazhdoj të insistoj që lekët do t’i marrin ata që s’kanë marrë asnjë qindarkë. Nuk merrem me bosat me 39 milionë lekë cash me zyrë dhe dyqane. Le të rrijë në grevë Fatmir Hoxha”, – tha ministri Veliaj.

Ministri i Mirëqenies Sociale nënvizoi se do të negociojë me grevistët, por me ata që realisht janë ish të burgosur politikë. Madje Veliaj bën një batutë për një ish-të përndjekur, i cili është futur në grevë për burrin e motrës në Bruksel.

“Ne nuk mund të jemi shoqëri me kanibalizëm social ku ca marrin 3 këste dhe ca akoma nuk kanë marrë asgjë. Ky është një vendim i drejtë për ata që nuk kanë marrë asgjë nga shteti. E dini fare mirë që dje i kam kërkuar që të negocioj me grevistët e ish-të përndjekurve, por kushti i vetëm është që kam kërkuar me të vërtetë të flas me ish-të përndjekurit. Dje dëgjova që njëri kishte hyrë në grevë të urisë për burrin e motrës që ishte në Bruksel. Tani ne do të shpërndajmë këstet për ata që nuk kanë marrë asnjë lekë dhe jo për burrin e motrës në Bruksel” u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here