Home Bota Pentagoni përgatitet për një sulm intensiv treditor mbi Siri

Pentagoni përgatitet për një sulm intensiv treditor mbi Siri

590
0

syria-protestsSHBA-ja është duke planifikuar një sulm intensiv treditor mbi Siri, një bombardim më të gjatë se ai që ishte parashikuar në fillim. “Les Angelos Time” shkruan se Pentagoni po përgatitet për një bombardim më të gjatë të Sirisë sesa ai që kishte parashikuar në fillim, me një sulm të rëndë me raketa.

Dy zyrtarë amerikanë janë shprehur se Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një listë më të zgjeruar objektivash, ditët e fundit, për të përfshirë 50 objekte më shumë nga ç’ishte parashikuar. Si rezultat, planifikuesit e Pentagonit po peshojnë nëse do të duhet të përdorin bombarduesit e ajrit, përveç raketave Kruiz nga pesë luftanijet që po ptrullojnë në lindje të detit Mesdhe. Siria është përfshirë brenda rrezes së një grupi aeroplanmbajtësesh në Detin e Kuq , që përfshijnë një kryqëzor dhe tre shkatërrues , të aftë për të goditur me raketa.

“Të gjitha do të ndodhin brenda 72 orëve, “- tha një prej oficerëve që po merren me planifikimin dhe që kërkoi të mbetej anonim për shkakun se nuk ishte autorizuar për të folur publikisht për sulmin.

Lidhur me sulmin në Siri, pritet që Obama t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale të martën , një natë para se Senati të votojë . Obama ende mbështet një sulm të kufizuar mbi Siri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here