Home Sport Barcelona kushton aq sa Ronaldo dhe Bejli

Barcelona kushton aq sa Ronaldo dhe Bejli

584
0

ronaldoMënyra e të vepruarit në ndërtimin e skuadrës së Barcelonës dhe të Real Madridit është plotësisht e kundërt. Nëse katalanasit bazohen te skuadrat zinxhire për të sjellë elementë të rinj, “galaktikët” këtë e bëjnë duke shpenzuar shifra të çmendura të ardhurash. Dhe, në bazë të llogaritjeve të kryera, rezulton se Kristiano Ronaldo dhe Garet Bejli kushtojnë sa e gjithë Barcelona. Reali, për t’i pasur dy lojtarët, ka paguar rreth 195 mln euro, kurse vlera e Barçës është vetëm 25 mln euro më shumë. Një diferencë e çmendur dhe po të shkohet më tej del se madrilenët kushtojnë gati 300 mln euro më tepër. Sipas “transfermarkt.com”, vlera e blaugranave është 218.5 mln euro. Me diferencën me Realin, ekipi katalanas mund të blihej dhe të tepronin para. Reali këtë verë ka shpenzuar 181 mln euro për të marrë lojtarët Karvajal, Kasemiro, Isko, Ijarramendi dhe Bejli, ndërkohë që ka përfituar 100 mln euro nga shitja e Albiolit, Kalejonot, Ozilit dhe Higuainit. Nga llogaritjet e bëra rezulton se madrilenët në 10 vite kanë shpenzuar 1100 milionë euro për të bërë përforcimet e tyre. Disa nga lojtarët më pak të dobishëm për ta kanë qenë: Valter Samuel (23), Robinjo (24), Gago (20), Roben (36), Huntelar (27) dhe Kaka (65). Ndërsa Barça në dekadën e fundit ka harxhuar 600 mln euro. Edhe te katalanasit disa lojtarë kanë zhgënjyer, të cilët janë: Kaseres (16), Hleb (17), Ibrahimoviç (46 plust Eto), Çigrinskij (25) dhe Vila (40).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here