Home Aktualitet Atentat ne Tirane, vritet gruaja, plagoset pronari i loto sportit

Atentat ne Tirane, vritet gruaja, plagoset pronari i loto sportit

429
0

policia-bllokuAtentat me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vdes shtetasja Majlinda Hoxha, plagoset rëndë shtetasi Elidon Fusha rreth 30-vjec. Ngjarja u shënua mbrëmjet e sotme rreth orës 21:45 në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë më kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, në një pikë loto sporti pranë farmacisë greke.

Gazetari Spartak Koka konfirmon se viktima është gruaja e pronarit të loto sportit, ndërkohë që objektiv nga të dhënat paraprake të policisë mësohet të ketë qënë Elidon Fusha.

Mësohet se i riu po qëndronte bashkë me dy persona të tjerë në një pikë loto sportive, ku është qëlluar papritur me 6 plumba nga një person i paidentifikuar, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, në drejtim të stadiumit Dinamo.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak me një autoambulancë që ndodhej rastësisht pranë zonën ku ndodhi plagosja. Bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendje e tij është kritike për jetën. Ndërkohë, që shtetasja Majlinda Hoxha e cila kishte marrë 3 plumba ka mbetur e vdekur në vend.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë për zbardhjen e krimit të dytë, i cili shënohet në kryeqytet brenda pak ditësh. Dy shoqëruesi të cilët ishin bashkë me të riun në tavolinë do japin dëshminë rreth ngjarjes në polici.

Previous articleBarcelona kushton aq sa Ronaldo dhe Bejli
Next articleFrançeska rikthehet me foto të nxehta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here