Mëngjesi i sotëm e ka gjetur kryeqytetin të zbardhur nga bora. Rreth orës 07:30 flokët e borës kanë nisur më shtruar duke zbardhur rrugë e çati shtëpish, e duke entuziazmuar ata që e duan borën.
Por, ndërsa në kryeqytet reshjet e bardha nuk kanë shkaktuar probleme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një sërë aksesh, të cilat janë bllokuar për shkak të borës.
Moti i keq ka izoluar disa komuna në zonat e thella dhe ka shkaktuar shumë probleme në qarkullimin e automjeteve, për shkak të ngricës e borës nëpër akse rrugore.
Te dhenat e fundit te ministrise se Transporteve per situaten e rrugeve tregojne per shume rruge problematike ne qarkullim. Shoferet keshillohen te jene te kujdesshem e te perdorin zinxhiret aty ku keshillohet qarkullimi me zinxhire per te lehtesuar levizjen e per te shmangur aksidentet.
Situata
Akset Qafë Qelë – Pukë – Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, Qafë Mali -Fierzë,Kryqëzim Hadroj – Qafë Benë, rrugët janë të kalueshme me zinxhirë, punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.
Në aksin rrugor Kukës – Krumë, Kukës-Topojan-Shishtavec, nga Topojani – Shishtavec ka prezencë akulli, qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi dhe me zinxhirë.
Në Aksin Kukës – Qafë Shllak, qarkullimi kryhet me dy kalime pa zinxhire. Punohet vazhdimisht për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Në aksin Kukës – Thirrë (rruga e re) nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, vazhdon të hidhet kripë.Në aksin Bajram Curri – Kam, qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Draj Reç në 10 km e fundit rruga është bllokuar për shkak të çedimit të trupit të rrugës rreth 1m dhe dëborës.
Në segmentin rrugor Bajram Curri-Fierzë, km11, qarkullimi i mjeteve kryet me një kalim. Në rrugën e Dardhës qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
Në aksin kryesor Milot – Peshkopi, vetëm segmenti rrugor Klos – Qafë Dushku – Qafë Bualli – Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë, segmenti Ura e Cerenecit – Qafë Dragalicë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, ndërsa segmenti rrugor Qafë Dragalica- Steblevë është i bllokuar për shkak të dëborës.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.Në aksin Peshkopi-Muhur – Qafë Draj qarkullimi kryhet me zinzhire.
Në aksin Shpal – Ura e Rrepsit kalimi i mjeteve sot bëhet pa probleme.Në aksin Rëshen- Qafë Benë ka dëborë, kalimi i mjeteve sot kryhet me zinxhirë.
Ne superstradën Rrëshen – Milot ka prezencë shtresë të hollë ngrice, por pa problem për qarkullimin e mjeteve.
Segmentit rrugor nga Biza e Martaneshit e tutje kalimi bëhet me zinxhire. Aksi Tirane – Dajt – Qafë Mollë i kalueshëm me zinxhirë, në pjesën mbas traut dhe nga trau tek parku i Dajatit.Në aksin Tiranë-Krrabë km 29 ka prezencë akulli dhe dëborë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë, punohet vazhdimisht për mbajtjen në kushte normale për qarkullimin e mjeteve. Në rrugën e Ndroqit ka prezencë akulli dhe dëborë. Ka filluar puna për shpërndarjen e kripës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Ne Autostradën Tiranë Durrës për shkak të reshjeve të borës po hidhet kripë dhe skorje, qarkullimi i trafikut është i lirë por ftohen drejtuesit e mjeteve të enë të kujdesshëm.
Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë vetëm në pjesën Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.Në aksin K/Labinot Fushë – Monument Bizë deri në Rrenc qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Nga Rrenc – Monument Bizë rruga është zhbllokuar.
Në aksin rrugor Elbasan – Kaçolitë, Elbasan – Qafë Thanë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në të gjithë qarkun ka patur reshje dëbore. Akset e tjera nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve. Në Qafën e Llogorasë dhe në Aksin Sarandë – Qafë Muzinë situata është përmirësuar. Rruga është e hapur, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë,gjatë gjithë kohës mbahet në mbikqyrje. Situata në aksin Berat – Gllavë vazhdon të mbetet e pandryshuar, qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Në aksin Berat – Çorovodë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.