Home Aktualitet Raporti i Dick Marty, reagon Topi dhe Rama: Baltë kundër Shqipërisë

Raporti i Dick Marty, reagon Topi dhe Rama: Baltë kundër Shqipërisë

840
2

Pas reagimit zyrtar te Presidences, edhe kreu i PS-se, e ka quajtur denigrues raportin per trafikun e organeve dhe Dick Marty nje sharlatan. Deklarata eshte bere gjate bashkebisedimit me gazetaret, ne te cilen Rama ka kujtuar edhe qendrimet e meparshme te te njejtit person kunder Kosoves.

Nderkohe reagimi i presidences eshte bere permes zedheneses, e cila gjatë një deklarate për mediat në emër të kreut të shtetit, zyra për shtyp e presidentit i quan akuzat tërësisht dëmtuese për shqiptarët.

Deklarata e plote e Presidences
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, pas shqyrtimit të hollësishëm të Projekt-Rezolutës së djeshme të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dëshiron të shprehë publikisht qëndrimin zyrtar lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por edhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit dhe mirëqenien e popujve tanë.

Duke pasur parasysh këtë Projekt-Rezolutë, që erdhi si rezultat i Raportit të përpiluar nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ish-prokurori Dik Marti, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dënon ashpër të gjitha akuzat e pabazuara në prova konkrete dhe pandehmat e endura me një rrjetë thashethemesh, të cilat duken sikur janë të gatuara në kuzhinën e dalëmode të qarqeve të caktuara ultra-nacionaliste, që për fat të keq vazhdojnë të ekzistojnë në Ballkan – në një territor ku kohë pas kohe zbulohen varreza masive të genocidit të pashembullt të forcave serbe të Millosheviçit dhe ku ende strehohen kriminelë lufte të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Këto akuza fantazmagorike, shumë herë të ngritura edhe më parë e të hetuara, por asnjëherë të vërtetuara, nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin baltë mbi Shqipërinë, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shumë-etnik dhe demokratik të Kosovës dhe drejtuesit e tij legjitimë, të certifikuar jo vetëm nga qytetarët kosovarë, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Nga ana tjetër, akuzat dhe tymnaja e rrezikshme që ato po ngrenë, dëmtojnë e kërcënojnë seriozisht jo vetëm imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar, por edhe paqen e qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit tonë.

Institucionet e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë bashkëpunuese me institucionet e specializuara ndërkombëtare për të hetuar rreth dyshimeve që ringrihen në Projekt-Rezolutën e përpiluar nga Dik Marti, i cili e ka bërë të njohur botërisht, prej kohësh, pozicionimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Rruga më e mirë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të mbushur me akuza të pabazuara, shpifje dhe dashakeqësi, është që të bashkëpunojmë sërish me organet e specializuara të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, UNMIKU-u, EULEX-i si dhe prokuroritë e vendeve të ndryshme, sado që kanë hetuar me imtësi në të kaluarën, nuk kanë arritur të gjejnë prova bindëse e të mjaftueshme për të vënë ndokënd para drejtësisë.

Duhet patjetër që e vërteta e kulluar të dalë e tëra në dritë ashtu siç ka ndodhur në Kosovën e martirizuar, ku shqiptarët e Kosovës kanë ditur të falin, por jo të harrojnë. Kjo në mënyrë që mbi askënd të mos rishfaqen më hijet e dyshimit, si makthe që na rikujtonë periudhën e trazuar të konflikteve dhe genocideve etnike dhe fetare – të cilat rajoni ynë, i projektuar i gjithi drejt botës euro-atlantike, i ka lënë pas një herë e mirë!

Raportuesi i KE-së Dick Marty tha dje se ka prova dhe fakte për implikimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në trafikun e organeve, ndërsa ky i fundit mësohet se po shikon mundësinë për të çuar para drejtësisë Martyn dhe britaniken “Thë Guardian”.

Menjëherë pas rezolutës së miratuar nga Komiteti ku behet thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar, mbi raportin e Dick Marty, ka reaguar ky i fundit.

Gjatë një konference për shtyp raportuesi i KE-së Dicka Marty e quajti veten zëdhënës të viktimave dhe e cilësoi raportin si shumë serioz.

Të gjithë e dinin por askush nuk fliste, tha Marty, ndërsa shtoi se nuk janë bërë publike të gjitha detajet. Ai tha se ka prova dhe fakte nga persona të përfshirë në çështje.

Ai ka bërë thirjje që raporti i tij, i cili përfshin një periudhë dy vjeçare hetimesh të lexohet në mënyrë korrekte.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës planifikon të hedhë në gjyq raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zyrtar të lartë të Kosovës të ketë thënë se kryeministri Thaçi ka kontaktuar me një zyrë avokatie për tu këshilluar rreth çuarjes para drejtësisë të Dick Martyt. Zyrtari, të cilin AP-ja e citon në kushte anonimiteti, ka theksuar se Thaçi po shikon mundësinë edhe të hedhjes në gjyq gazetën britanike “The Guardian”.

Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike, të paraqitura në raportin e Dik Martit.

Në një rezolutë të miratuar njëzëri nga Komiteti thuhet se “ka indikacione të numërta dhe që përputhen”, të cilat konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jo njerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes.

Komiteti ka kërkuar nga EULEX-i të hetojë këto krime dhe kërkon nga vendet e BE-së që t’i japin misionit burimet dhe mbështetjen e nevojshme politike.

Detajet e raportit, si trafikoheshin organet

Sipas mediave të Kosovës, Dik Marti ka shfrytëzuar kryesimin e Këshillit të Europës nga Serbia për të përgatitur një tjetër raport linçues për Kosovën. Është, megjithatë, gazeta britanike “The Guardian”, që në ballinën e saj, ka cituar pjesë të raportit të Dik Martit që ngre edhe një herë çështjen e “Shtëpisë së Verdhë” dhe gjoja trafikimin e organeve të serbëve. “Kryeministri i Kosovës është kreu i një grupi shqiptarësh “në formë mafie” përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore nëpër Europën Lindore. Hashim Thaçi është identifikuar si “bosi” i një rrjeti që ka filluar të vërë në veprim reketet e tij kriminale në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë”. Raporti i këtij hetimi dyvjeçar, i cili citon burime të tjera të FBI-së dhe të inteligjencës, është marrë nga “The Guardian”. Ai përmend që Thaçi të ketë ushtruar “kontroll të dhunshëm” mbi tregtinë e heroinës gjatë dekadës së fundit. Në shkrimin e “The Guardian” thuhet se figura të rrethit të ngushtë të Thaçit janë akuzuar se kanë marrë pjesë në rrëmbimet dhe vrasjet pas luftës, veçmas të serbëve të vrarë, organet e të cilëve janë shitur në tregun e zi. Marti, një hulumtues për të drejtat e njeriut pritet ta prezantojë raportin e tij sot para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës gjatë një takimit në Paris. Raporti flet për lidhjet e Hashim Thaçit me krimin e organizuar përgjatë një dekade, kur grupi i tij nga Drenica u bë faktori dominant, për të vazhduar se grupi më pastaj mori shtrirje të madhe, duke kontrolluar gjithçka. Në raport thuhet “raportet sekrete përgjatë një dekade e konfirmojnë lidhjen e Thaçit me drogën në pothuajse pesë vende. Në raportet e agjencive të huaja po ashtu thuhet se njerëzit e grupit të Drenicës janë lojtarët kryesorë. Marti kishte udhëhequr më herët delegacionin e KE-së që erdhi për të hetuar pretendimet për trafikim organesh të serbëve në “Shtëpinë e Verdhë” nga ana e UÇK-së, që nuk u vërtetua asnjëherë.

Detajet e reja të trafikut të organeve të të burgosurve serbë për të cilët dyshohet se janë kryer nga UÇK, sipas raportit të nga Dik Marti, thonë se godina e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë-Krujë, 20 km larg Tiranës. Raporti konkludon se e ashtuquatjura “Shtëpia e Verdhë” ku banon familja Katuçi nuk ishte vendi ku hiqeshin organet. Aty theksohet se serbët e burgosur ishin dërguar atje pasi Katuçi ishte zhvendosur dhe godina ishte bërë pronë e UÇK-së . Shtëpia e verdhë dhe burgjet e tjera “ad hoc” funksiononin si stacione ku agjentët e UÇK zgjidhnin kandidatët për të hequr organet. Pas kontrolleve mjekësore dhe testeve të gjakut ai thotë se “një grup” u dërguan në një shtëpi-fermë në Fushë- Krujë, në veri të Shqipërisë. Në raport konstatohet se disa nga këta të burgosur u është treguar për fatin që i priste dhe thuhet se i kanë kërkuar që të “mos priteshin në copa”. Sipas dëshmive të mbledhura në raport të gjithë të burgosurit vriteshin, zakonisht duke u qëlluar me një plumb në kokë, përpara se të operoheshin për tu marrë një apo më shumë organe. Organet besohet se dërgoheshin në Turqi, në një grup kriminal të drejtuar nga Jusuf Sonmez, i njëjti doktor turk në kërkim nga interpoli për përfshirjen e tij në aferat e dyshimta të klinikës “Medikus”.
Senatori zviceran kreu një hetim dy vjecar në lidhje me krimin e organizuar në Kosovës pasi Këshilli Europian mandatoi atë për të hetuar pretendimet për trafikun e organeve nga ana e UÇK-së pas mbarimit të luftës me Serbinë, në vitin 1999. Prokurori i Bashkimit Europian Jonathan Ratel ka treguar në seancë se organet hiqeshin ilegalisht nga viktimat dhe transplantoheshin në klientë të pasur, në klinikën e njohur “Medikus”. Ratel deklaroi se mes atyre, “të cilët paguanin deri në 90 mijë euro për tregun e zi të veshkave, përfshiheshin dhe pacientë nga Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe Izraeli”. “Historia do të ishte mjaft tronditëse nëse do të përfundonte këtu. Por ajo çfarë gjykata nuk dëgjoi ështe se klinika “Medikus”, sipas një raporti të Këshillit Europian, është e lidhur me një rrjet të gjerë organizatash kriminale shqiptare. Ato kanë thënë se kanë pasur lidhje të ngushta me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, përfshi dhe Kryeministri Hashim Thaçi”. Sipas raportit akuzat për trafikun e organeve i referohen një dekade më parë, kur, thuhet se janë kryer operacione për të hequr veshkat nga viktimat e vrara. Një numër i vogël i të burgosurve, thuhet në raport, ishin transferuar në një klinikë të improvizuar në veri të kryeqytetit Tiranë, ku ata qëlloheshin në kokë përpara se tu hiqeshin veshkat. Dyshimet dolën në sipërfaqe 2 vjet më parë, kur ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte tha se ajo ishte penguar të hetonte mizoritë që dyshoheshin se ishin bërë nga UCK.

Grupi “Drenica” kontrollonte trafikun

Sipas raportit të Dik Marti 40 robër mbijetuan duke u mbajtur të burgosur në Shqipëri dhe janë gjallë sot. Të tjetër mendohet se janë vrarë. Sipas raportit, grupi i njohur si “Drenica”, i udhëhequr nga Hashim Thaçi, u bë fraksioni dominant në UÇK dhe ishte organizata kryesore përgjegjëse për trafikimin e të burgosurve përmes kufirit. Marti shkruan në raport se ka prova të cilat vërtetojnë se ushtria guerrilase e Kosovës formoi një “bastion të frikshme në ndërmarrjet e krimit te organizuar”. Sipas Marti, në 1999 raportet e inteligjencës identifikonin Thacin si “krimineli më i rrezikshëm” i UÇK-së. Në raport përmendet emri i Shaip Mujës, një mjek, ish-komandant i UÇK-së dhe bashkëpunëtor i Thaçit, i cili aktualisht është këshilltar politik i kryeministrit për çështjet e shëndetit. “Kemi zbuluar një sërë indikacionesh mbi rolin qendror të Mujës në rrjetet ndërkombëtare, ku përfshet trafikimi i njerëve, procedurave të jashtëligjshme kirurgjikale”. Marti thekson se ky raport nuk është një hetim penal dhe se nuk është në gjëndje të shpallë gjykime për fajësi apo pafajësi, por fokusohet në një figurë kryesore e cila ka luajtur një rol qendrën në trafikun e organeve.

Reagimet

Berisha: Raporti i Martit, i pabazë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka vlerësuar si të rremë dhe të pabazë raportin e anëtarit të APKE, Dick Marty, mbi kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Qëndrimin e tij Berisha e ka shprehur në një takim me drejtorin e përgjithshëm për Demokracinë dhe Cështjet Politike të KiE, Jean Louis Laurens. “Është një raport tërësisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, cka dëshmon për një anësim politik të qartë të autorit, duke përbërë një abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës”, ka deklaruar Berisha.

Krasniqi: Raporti i Martit, racist

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar dje me një deklaratë lidhur me projekt-raportin e Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti. Me këtë rast, ai ka shprehur indinjatën e thellë për këtë projekt-raport, të cilin e quan absurd të mbushur me trillime të pastra, fakte dhe hamendësi të paqena dhe të pavërtetuara nga drejtësia ndërkombëtare. “Ky projekt-raport nuk është gjë tjetër, pos vazhdim i deklaratave shpifëse dhe të papërgjegjshme të librit të ish-Kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të Luftës në ish-Jugosllavi, zonjës Karla del Ponte. Ky projekt-raport është qartësisht i njëanshëm dhe përmban edhe deklarata raciste, kur flet për “strukturën klanore” të shoqërisë shqiptare të Kosovës dhe për “mungesën e një shoqërie civile të vërtetë”. Ky projekt-raport përfaqëson përpjekjet e qarqeve të caktuara për të barazuar luftën e drejtë dhe heroike të popullit të Kosovës dhe të Ushtrisë së tij Çlirimtare me masakrat e regjimit serb të Milosheviçit”-deklaroi Krasniqi.

BE: Marti të dalë me prova

Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit kryeministri Hashim Thaçi identifikohet si “bosi” i mafias në Kosovë. “Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë z. Marti që të dalë me prova”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton.
Edhe Policia e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se kërkon “fakte të forta” për pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, sipas të cilit, civilët e burgosur nga UÇK-ja janë vrarë në Shqipëri, ndërsa veshkat e tyre janë shitur në tregun e zi. Zëdhënësja e policisë së EULEX-it, Karim Limdal, tha se “prokuroria i bazon hetimet dhe aktakuzën mbi fakte dhe prova të forta”. Limdal ka thënë se hetimet e Bashkimit Evropian mbi pretendimet se është bërë trafikim i organeve në veri të Shqipërisë, nuk kanë rezultuar me asnjë provë, siç transmeton AP.

Amnesty: EULEX-i të hetojë

Drejtori i Zyrës së Amnesty International për Institucionet Evropiane, Nikola Bezhe, shprehet se kjo organizatë mbështet thirrjen e zotit Dik Marti drejtuar EULEX-it, që të ofrojë të gjitha burimet e nevojshme për të kryer një hetim të plotë dhe të pavarur lidhur me aludimet. Në këtë angazhim duhet të përfshihet edhe një program efektiv për mbrojtjen e dëshmitarëve në këto hetime, shprehet zyrtari i Amnesty International. Gjatë 10 vjetëve të fundit, organizata për të drejtat e njeriut ka bërë disa herë thirrje për ndriçimin e fatit të serbëve, romëve dhe personave të tjerë të rrëmbyer pas përfundimit të konfliktit dhe për nxjerrjen para drejtësisë së autorëve të këtyre akteve. Në deklaratën e saj për shtyp, Amnesty International fajëson UNMIK-un për mungesë suksesi në këtë drejtim, ndërkohë që shumë nga këto çështje kanë kaluar tani nga kompetencat e EULEX-it në duart e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm në Kosovë.

Tadiç: Hetim akuzave për Thaçin

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se duhet të hetohen pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti mbi trafikimin e organeve, të cilat ndërlidhen me Thaçin. Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë deklaroi se: “Ky raport është sinjal se ka ardhur koha që tërë bota e qytetëruar të pushojë së mbylluri sytë para realiteteve të tmerrshme në Kosovë. Ky raport tregon se si është Kosova sot, dhe kush janë liderët e saj. Ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të kërkojmë zgjidhje për çështjen” e Kosovës”- tha Jeremiç.

OJQ-të, kritika raportit

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut në Prishtinë e Beograd vënë në pikëpyetje vërtetësinë e raportit të raportuesit të Komitetit për marrëdhënie ligjore dhe të drejta të njeriut, Dik Marti, që akuzon kryeministrin në dorëheqje të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë organizuar rrëmbimin e njerëzve, të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim në vitin 1999.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, tha se raporti nuk saktëson burimet, mbi të cilat janë bazuar të dhënat. “Është shumë e pazakontë që doli në këtë moment. Nuk po them se nuk duhet të hetohen gjërat, por nëse ai nuk definon në mënyrë precize se në cilat informata është bazuar dhe se a është i balancuar, nuk e di, është shumë e vështirë të komentohet”, u shpreh Biserko. Drejtori ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, tha se raporti është i motivuar politikisht. Në qoftë se vërtet Dik Marti ka siguruar mbështetje faktike për pohimet e tij, atëherë është dashur të intervenojë menjëherë Interpoli…Shala e quajti të papërgjegjshëm dhe paragjykues raportin në fjalë dhe tha se, po qe se do të ishin të sakta pohimet e hartuesit të tij, Interpoli do të kishte ndërmarrë masa shumë kohë më parë.

Në gusht 2009

Qeveria “Berisha” ia ndaloi hetimet Martit në Shqipëri

Në gusht 2009 Dik Marti tentoi të hetonte në Shqipëri, por qeveria “Berisha” i komunikoi të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dik Marti se nuk mund të hetohet në Shqipëri mbi akuzat e Karla Del Pontes dhe autoriteteve të Beogradit rreth pretendimeve se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë. “Të drejtën për të hetuar në territorin e Shqipërisë e ka vetëm Prokuroria shqiptare”, mësohet ti ketë thënë ish-ministri i Drejtësisë Enekeljed Alibeaj, senatorit zviceran që kryesonte grupin e hetimit në emër të Këshillit të Europës, në takimin e zhvilluar në Tiranë. “Unë refuzoj të besoj se këto janë të vërteta, por do të na pëlqente që kjo çështje të hetohej”, i ka thënë Marti, ish-ministrit shqiptar të Drejtësisë. Përgjigja e Alibeajt ishte: “Unë refuzoj t’i përgjigjem letër-porosisë së Ministrisë serbe të Drejtësisë, pasi pretendimet janë pa bazë dhe nuk ka prova mbi këto akuza”.

“Medicus” në Prishtinë, akuzat për trafik organesh

Zyra e Prokurorisë së Posatçme të Kosovës ngriti një padi në tetor kundër shtatë vetëve, ku përfshihen mjekë dhe një ish-zyrtar i ministrisë së shëndetësisë, për trafikim të organeve njerëzorë, krim të organizuar dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore. Akuzat lidhen me Medicus Clinic në Prishtinë, e cila u mbyll më 2008 nga UNMIK dhe policia e Kosovës pas një hetimi disa mujor. Ministria e shëndetësisë pohoi në atë kohë se klinika nuk kishte liçensë për të punuar. Por më pas, klinika dha një liçensë që ishte lëshuar, që i lejonte ata të kryenin transplantime organesh. Ekzistonte vetëm një problem i vogël: Ligji i Shëndetësisë në Kosovë ndalon transplantimin e organeve. Sekretari i Shëndetësisë Ilir Rreçaj u shkarkua për nënshkrimin e liçensës. Në atë kohë, dy mjekë të mirënjohur u arrestuan, përfshirë Lutfi Dervishin. Policia e konsideron çështjen kundër të shtatëve si pjesë e një rrjeti të organizuar ndërkombëtar kriminal. Një nga mjekët e akuzuar, Jusuf Erçin Sonmez, është një shtetas turk, i cilësuar nga shtypi si “Frankenshtaini turk”. Atij i është ndaluar ushtrimi i mjekësisë në Turqi dhe ishte përfshirë në trafikimin e organeve në shumë vende, duke përfshirë Turqinë, Moldavinë dhe Azerbajxhanin. Sonmez dhe Dervishi kryenin operacionet. Me ta punonte një mjek izraelit Hoshe Harel, i cili ishte përgjegjës për rekrutimin e “dhuruesve”. Akuzat pretendojnë se viktimat ishin rekrutuar në vende të tjerë me premtimin për pagesa të konsiderueshme për organet e tyre, kryesisht veshka. Pastaj ata transportoheshin në Kosovë për operacionin. Çmimi i shitjes së një organi nuk ishte më shumë se 14,000 euro, por çmimi i blerjes shkonte nga 80,000 deri më 100,000 euro. Viktimat ishin njerëz me të ardhura të pakta nga shtete të ndryshëm të Europës Lindore, Azisë Qëndrore, Turqia dhe Rusia.

_________________

Gazeta londineze: Kryeministri i Kosovës, në krye të një grupi mafioz

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndron në krye të një grupi mafioz shqiptar përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe trafikut të organeve në të gjithë Europën Lindore, sipas një raporti të Këshillit të Europës mbi krimin e organizuar.
Britanikja “The Guardian” raporton se Hashim Thaçi është identifikuar si “bosi” i një rrjeti që ka filluar aktivitetin kriminal në prag të luftës në Kosovë në vitin 1999, ndërsa vetë Thaçi ka qëndruar “i fortë me qeverinë e tij që nga ai vit”, – sipas gazetës prestigjioze londineze.
Raporti i hetimit citon burime nga FBI dhe shërbime të tjera inteligjence. Emra si Thaçi kanë pasur ndikim të fortë në dekadën e fundit dhe “kontroll të dhunshëm” të tregut të heroinës, shkruhet në raport. Të tjerë afër Thaçit janë akuzuar për tregti të organeve njerëzore. Më tej, në artikull shkruhet se një proces ligjor filloi dje në Prishtinë, ku po shqyrtohen raste të trafikut të organeve, të zbuluara nga policia në vitin 2008.
E përditshmja britanike shkruan se ky raport vjen në një periudhë vendimtare për Kosovën, e cila të dielën zhvilloi zgjedhjet e saj të parë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi deklaroi fitoren në zgjedhjet dhe ka kërkuar për të formuar një koalicion me partitë e opozitës.

Hartuesi i raportit, Dick Marty, një investigues i të drejtave të njeriut, do të paraqesë këtë raport para diplomatëve europianë nga 47 shtete anëtare, në një takim në Paris këtë të enjte. Raporti i Marty tregon lidhjet e Thaçit me krimin e organizuar për më shumë se një dekadë, ku besnikët e “Grupit të Drenicës”, – u bënë fraksioni dominant brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Raporti thotë se supremacia e grupit të tyre ndaj grupeve të tjera më të vogla guerile, u mundësoi atyre që në 1998 ta kishin të lehtë të merrnin nën kontroll organizatat e mëdha kriminale, në të cilat kosovarët kanë qenë të përfshirë në jug të kufirit, në Shqipëri.
Raporti vazhdon më tej dhe tregon se gjatë konfliktit në Kosovë trupat e Sllobodan Millosheviçit, i përgjigjeshin sulmeve nga ana e UÇK-së, duke orkestruar një fushatë të tmerrshme të spastrimit kundër shqiptarëve etnik në këtë territor. Vlerësohen më shumë se 10.000 të vrarë nga serbët

Ndërsa janë kritikuar krimet serbe, Marty thotë se bashkësia ndërkombëtare ka zgjedhur të injorojë krimet e dyshuara të luftës që kryheshin nga UÇK-ja, duke vendosur një çmim, për të arritur një farë stabiliteti në terma afatshkurtra me armikun.
Ai arrin në përfundimin se gjatë luftës në Kosovë dhe për thuajse një vit më pas, forcat e Thaçit, u hakmorën kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve, të cilët akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me armikun.
Thaçi dhe katër anëtarë të tjerë të “Grupit të Drenicës” janë përmendur në raport, si realizues të vrasjeve, arrestimeve, rrahjeve dhe marrjes në pyetje. Kjo vijë e ashpër e UÇK-së ka mbajtur pushtetin në një periudhë të konsiderueshme në Kosovë gjatë gjithë dekadës së fundit, me mbështetjen e fuqive perëndimore të etur për të siguruar stabilitet në shtetin e ri.

Raporti paraqet një pamje të përgjithshme të komandantëve të ish – UÇK-së, dhe rolin vendimtar që ata kanë luajtur në veprimtarinë kriminale të rajonit në dekadën e fundit.
Ai thotë: “Në raportet konfidenciale që përfshijnë më shumë se një dekadë, agjencitë e përkushtuara për luftimin e kontrabandës e drogës në të paktën pesë vende e kanë quajtur Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës” se kanë ushtruar kontrolle të dhunshme mbi tregtinë e heroinës dhe substancave të tjera narkotike.
Marty shton më tej se Thaçi dhe të tjerët e grupit të Drenicës janë quajtur vazhdimisht si “lojtarët kyç” në raportet e shërbimit të fshehtë për krimit e organizuar.
Hetimi i tij ishte porositur pas deklarimeve të ish prokurores së Hagës për krimet e luftës Carla del Ponte, se ajo ishte penguar për të hetuar zyrtarët e lartë të UÇK-së. Kërkesa më shokuese e saj , nëpërmjet së cilës ajo kërkonte hetim të mëtejshëm të UÇK-së, përfshinte kontrabandën e robërve serbë përtej kufirit në Shqipëri, ku u merreshin organet.
Raporti, thekson se ky nuk është një hetim penal, dhe nuk mund të shprehë gjykime për fajësi apo pafajësi, por i jep disi të drejtë pretendimeve të Carla del Pontes.
Ai thotë se UÇK-ja ka mbajtur shumë robër serbë nëpërmjet një rrjeti të fshehtë në
gjashtë vende të paraburgimit në Shqipëri. Grupi i Thaçit i quajtur “Grupi i Drenicës” mban përgjegjësinë më të madhe për burgjet ad-hoc dhe fatin e atyre që janë mbajtur në to. Mendohet se të burgosurit janë transferuar në një burg të Tiranës, nga ku u janë marrë dhe veshkat e tyre, – sipas “The Guardian”.

Marti në raport arrin në përfundimin se shenjat e një marrëveshjeje të fshehtë mes një klase kriminale dhe institucioneve dhe figurave të larta politike janë të shumta dhe serioze për t’u injoruar. “Kjo është një e drejtë themelore e qytetarëve të Kosovës për të ditur të vërtetën, dhe gjithashtu një kusht i domosdoshëm për bashkëjetesën mes komuniteteve për një të ardhme të begatë të vendit”, – pohon Marty. Në qoftë se ndodh ashtu siç pritet që raporti të miratohet zyrtarisht nga Komisioni këtë javë, rezultatet do të shkojnë në asamblenë parlamentare vitin që vjen

Linku ku është shkrimi
http://www.guardian.co.uk/world/2010/dec/14/kosovo-prime-minister-llike-mafia-boss

2 COMMENTS

  1. The matter of fact is that Croatian, Bosnian, Hungarian, Kosovars, and Bulgarians don’t like Serbia. The small Montenegro don’t like Serbia either and decide to secede, and stay apart of them. The reason is that the Serbian, chauvinism, nationalism, radicalism and irredentism was and is very strong and dangerous for the neighbors.
    Here is the answer of Montenegro against France, pro-Serbian Policy, for Recreation of Yugoslavia that means THE GREATER SERBIA.
    http://csis.org/files/media/csis/pubs/mpf_02.pdf

    OPEN LETTER FROM MONTENEGRIN PEN CENTER:
    “THE MONTENEGRINS HAVE A RIGHT TO DECIDE”
    On December 11, 2001, the Montenegrin Poetry, Essays, and Novels Center (PEN) sent a letter to the president of the Republic of France, Jacques Chirac, in which they appealed to him, as well as to other European officials, to support the right of Montenegrins to decide on the status of the Montenegrin republic in a democratic referendum. The letter was written following Chirac.s December 7 state visit to Belgrade when he called on Montenegro to put aside its .separatis aspirations and work to renew Yugoslavia.. Excerpts from the letter follow:
    Unpleasantly surprised by the amount and style of your pressure on the free will of the legitimate representatives of the Republic of Montenegro, we believe that it is our moral and intellectual duty to address you with this letter. The state of Montenegro, Mr. President, was not created yesterday …
    We acknowledge that Your Excellency has been speaking in your own name, as a free citizen of the cultural metropolis of the world. On the other side, a publicly declared opinion as a president of France is to have major repercussions on international and regional relations. If you were, during your visit to Belgrade, speaking on behalf of the European Union, then those statements might produce greater and more problematic pressure. Furthermore, this pressure has been negatively reflected among minorities in Montenegro, that is, Muslims, Albanians, and Croatians, who also want Montenegro to become an independent, multicultural state, which will finally be free from the strong nationalist influence of the Greater Serbia concept.
    Dear Mr. President, the International PEN Charter obliges all of its members, including the Montenegrin PEN Center, to fight for the preservation of cultural, linguistic and national entities. By fulfilling this duty, the Montenegrin PEN Center has, on a number of occasions, tried to warn the international cultural community that Montenegro was exposed to Serbian assimilatory projects and pretensions, thus, we would like to reiterate this warning on this occasion as well. For decades, the Montenegrin intelligentsia has been resisting projects designed by advocates of Greater Serbia, which are hurting Montenegro and its multicultural society. We think that the renewal of Montenegrin sovereignty, and thereby responsibility, along with further democratization and European integration, will provide the best protection of human and civil rights and will guarantee Montenegro’s stable multinational and multiconfessional coexistence.

  2. Carla Del Ponte, an eccentric and controversial divorced woman, is a very easy target to be recruited, with pay and included in projects designed by advocates, (France and Russia), of Greater Serbia.
    There is not a single physical evidence to link Kosova and Albania with alleged crimes. In contrary was Dick Marty that tried to implant forget evidences, including human bones, at the so called Yellow House. The terrorized owner and his family are pressing charges against Dick Marty, which is nothing more or less a polyagent, who works for France and Russia with pay. Dick set off on a mission to Russia after publicizing this report and that his son-in-law is a Serb.
    Serbia with the help of France troops contingent, transported through north Kosova to Serbia thousands of Kosovars, later killed and dismembered by the Serbian Government.
    Were any of them missing their organs?
    Serbs are experts in mafia dirty jobs.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Pink_Panthers

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here