Në Brazil, në Bahia u hodh shorti për kampionatin Botëror që do të startojë në qershor 2014. Në hedhjen e shortit merrnin pjesë një numër legjendash të futbollit, si: Cafu, Canavaro, Matheus e Zidane.
Ekipet ishin ndarë në katër vazo prej nga u bë përzgjedhja. Në vazon e parë ndodheshin: Brazili, Spanja, Argjentina, Gjermania, Kolumbia, Belgjika, Uruguai dhe Zvicra. Në vazon e dytë ishin vendosur pesë kombëtaret afrikane, Bregu i Fildishtë, Gana, Algjeria, Nigeria dhe Kameruni së bashku me Kilin dhe Ekuadorin nga Amerika e Jugut.
Në vazon e tretë, katër kombëtare nga Amerika Veriore, SHBA-të, Meksika, Kosta Rika dhe Hondurasi si dhe katër nga Azia, përkatësisht Japonia, Irani, Koreja e Jugut dhe Australia.
Në vazon e fundit ishin nëntë kombëtaret evropiane, Holanda, Italia, Anglia, Franca, Portugalia, Greqia, Bosnja, Kroacia dhe Rusia.
Ashtu sikur duket, në vazon e dytë ndodheshin 7 skuadra, pasi përpara shortit zyrtar u zhvillua një short paraprak që në këtë vazo të dërgohet një nga 9 ekipet europiane që janë në vazon e katërt, këtu Italia rrezikon të jetë në një grup ferri.
FIFA ka vendosur që në secilin grup nuk do lejohet të ketë më shumë se dy ekipe europiane, dhe jo më shumë se dy ekipe të çdo kontinenti tjetër.
NDARJA NE GRUPE E SKUADRAVE
Grupi A: Brazil, Kroaci, Meksikë, Kamerun
Grupi B: Spanja, Holladë, Kili, Australi
Grupi C: Kolumbi, Greqi, Bregu i Fildishtë, Japoni
Grupi D: Uruguaji, Kosta Rika, Angli, Itali
Grupi E: Zvicër, Ekuador, Francë, Honduras
Grupi F: Argjentina, Bosnje-Hercegovinë, Iran, Nigeri
Grupi G: Gjermania, Portugali, Gana, SHBA
Grupi H: Algjeri, Koreja e Jugut, Rusi, Belgjikë
Vazot e “Brazili 2014”
1 – Brazili, Argjentina, Kolumbia, Uruguai, Spanja, Gjermania, Zvicra, Belgjika
2 – Algjeria, Bregu i Fildishtë, Gana, Kameruni, Nigeria, Kili, Ekuadori
3 – Australia, Japonia, Irani, Korjea Jugore, Kostarika, Hondurasi, Meksiko, SHBA
4- Bosnja, Anglia, Greqia, Kroacia, Italia, Holanda, Portugalia, Rusia, Franca
FIFA rrit premiot e Botërorit, 35 mln dollarë për fituesit
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s u miratua një rregull i ri për kampionatin Botëror të Brazilit që do të zhvillohet vitin tjetër.
Rregulli i propozuar nga trajneri I Italisë, Cesare Prandelli ka si synim që skuadrat të bëjnë nga dy minuta pushim në cdo pjesë, për t’u bërë ballë temperaturave të lartë në Brazil.
Gjatë mbledhjes, FIFA ka publikuar edhe premiot për Botërorin, që do të jetë më të larta se në 2010.
Shuma që do t’u shpërndahet 32 ekipeve që do të marrin pjesë në finalet e botëror është 576 milionë dollarë, nga 410 milionë që ishte në Afrikë 2010.
Ekipi që do të shpallet kampion bote në Brazil 2014 do të përfitojë 35 milionë dollarë, ndërsa finalisti 25 milionë dollarë.
Vendi i tretë do përfitojë 22 milionë dollarë, ndërsa i katërti 20 milionë dollarë.