Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve të opozitës, Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet ne Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Me nje vendim te minutes se fundit nga opozita, Kodi Penal i Republikes se Shqiperise mori 126 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë gjithë seancës së ditës së sotme ka patur debate mes pozitës dhe opozitës.
Akuza të ndërsjella mes deputetesh, ku opozita këmbëngul në hartimin e një projektligji të cilësishëm, ndërkohë që maxhoranca akuzon se gjithçka bëhet me qëllim të qartë bllokimin e reformave nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Ne fjalen e tij para deputeteve, ministri Eduart Halimi ka deklaruar se gjithcka ndodh ne vazhden e politikes bllokuese qe ndjek lideri i PS-se, sikunder beri edhe ne procesin e liberalizimit te vizave, kur ngujoi deputetet ne greve urie.
“Opozita u tall me ekspertët, i mbajtën tre javë zvarrë dhe pas kësaj i thamë jo, nuk do ta votojmë Kodin. I rëndësishem për shqiptarët që kanë votuar eshte integrimi, BE do trajtonte reformat në vend, ecurinë e progresit për plotësimin e rekomandimeve. Lideri i opozitës duke keqpërdorur votën e dhënë bllokoi. Arsyeja e veprimit të tij është mungesa e arsyes”- tha Halimi.
Gjatë seancës së sotme parlamentare opozita dhe mazhoranca miratuan me 121 vota pro shtyrjen e mandatit të veprimtarisë së Komisionit për Reformën Zgjedhore deri më 30 prill të këtij viti. Votimi erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit të pozitës dhe opozitës në këtë komision.