Home Aktualitet Trupat e 2 vellezerve te vrare kthehen ne Kapshtice

Trupat e 2 vellezerve te vrare kthehen ne Kapshtice

672
0

collakuDitën e sotme janë tërhequr trupat e dy vëllezërve shqiptarë, të vrarë një ditë më parë nga policia greke, cilët pritet të mbërrijnë në banesat e tyre në fshatin Shuec të Korçës.

Trupat e pajetë të 2 vëllezërve Çollaku që u vranë gjatë një përleshje me policinë greke, janë tërhequr nga morgu i Kozanit dhe janë drejtuar drejt Kapshticës.
Elvis dhe Melsi Çollaku u vranë në kufirin shqiptaro-grek, në fshatin Vrontero pranë Follorinës, gjatë një përleshje me policinë greke, ku i vrarë nga plumbat mbeti dhe një polic grek.
Por familjarët e dy vëllezërve të vrarë bëjnë apel që të zbardhet e vërteta e ngjarjes me të afërmit e tyre. Ata këmbëngulin se 2 familjarët e tyre janë vrarë padrejtësisht nga policia greke.

melsi-collaku

“Policia na tha se në territorin grek u vra vetëm njëri. Vëllai tjetër e mori në kurriz kaloi në territorin shqiptar. Por, policia greke i ka ndjekur duke vrarë edhe tjetrin. Ngjarja kriminale, të zbardhet e vërteta”.

Ndërkaq policia greke thotë se në një luginë prapa kasolles së improvizuar ku u gjetën dy shqiptarët, u zbulua një varkë e fshehur në kallamishte, që pretendohet se është e autorëve të krimit, brenda së cilës u gjetën dy karikatorë me fishekë kallashnikovi dhe një radio portative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here