Home Aktualitet Nje 27-vjeçar vritet me thike, arrestohet autori

Nje 27-vjeçar vritet me thike, arrestohet autori

580
0

Policia-e-FieritTre sulme me thikë kanë ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, Skrapar dhe Fier. Rasti i parë u shënua në fshatin Suk të Fierit ku një 27-vjeçar humbi jetën pas goditjeve me thikë në barkë nga një bashkëfshatar i tij për motive që ende nuk dihen. Ndërkohë një tjetër sulm me thikë ndodhi në Skrapar ku dy kushërinj sulmuan kunatin e njërit prej tyre pasi ky i fundit kërkoi të divorcohej.

Rasti i tretë u shënua rreth orës 22:00 në zonën e Kombinatit në Tiranë ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë nga kunati i tij 42 vjeç.

VRASJA NE FIER
Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Fierit, pasi është goditur disa herë me thikë në bark. Sipas policisë, Kastriot Toska është goditur me thikë nga bashkëfshatari i tij Tomorr Kaso 46-vjeç. Vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindje për motive të dobëta.

Fillimisht i riu i plagosur u çua me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit, por sipas mjekëve thika i ka prekur organet jetësore dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes mjekësore. Pak orë më vonë policia ka mundur të arrestojë autorin e vrasjes së 27-vjeçarit.Hetimet për të zbardhur ngjarjen e plote, vazhdojnë.

PLAGOSJA NE SKRAPAR
Dy kushërinj kanë tentuar të vrasin kunatin e njërit prej tyre pasi ky i fundit kishte kërkuar të divorcohej nga bashkëshortja. Ngjarja ka ndodhur në Skrapar. Dritan Cufe 35-vjeç dhe Arben Cufe 39-vjeç janë arrestuar nga policia për tentativë vrasje. Ata akuzohen se kanë qëlluar disa herë me thikë Zeni Haliajn , burri i motrës të Dritan Cufës.

Sipas policisë shkak për ngjarjen është bërë kërkesa për divorc i të plagosuritpasi Haliaj i kishte kërkuar bashkëshortes të divorcoheshin. Policia bën me dije se i plagosuri është transportuar për në Spitalin Ushtarak.

PLAGOSJA NE TIRANE
Në 25- vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Sipas policisë Urim Dajti është qëlluar me thikë nga 42-vjeçari Florjan. L. Menjëherë pas plagosjes Dajti është çuar në Spitalin Ushtarak për të marë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i News 24 Spartak Koka sqaron se ngjarja ka ndodhur në katin e 8 të një pallati në rrugën “Besim Alla” dhe se i lënduari është kunati i autorit të ngjarjes. Shkaqet e plagosjes ende nuk janë të qarta ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here