Bashkia e Tiranës ka lëshuar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës një deklaratë mbi situatën e krijuar në kryeqytet pas reshjeve të dendura të shiut.
Në deklaratë thuhet se Bashkia e Tiranës mori të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për të ulur numrin e problematikave, si dhe këshilloi qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet tyre.
“Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngritur prej 3 ditësh të gjitha ekipet lokale të ndihmës, drejtoi mbledhjen e shtabit e emergjencës, ndau detyrat me 24 administratorët me fokus mbështetjet për zonat rurale, inspektoi pikën më nevralgjike të rrëshqitjeve në Farkë dhe mobilizoi në terren mbi 1,200 punonjës të ujësjellësit, pastrimit, kanalizimeve, zjarrfikëseve, të cilët menaxhuan me korrektesë maksimale, duke mos lënë pa bërë asgjë që mund të bëhet në situata të tilla reshjesh”, thuhet në deklaratë.
“Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi kanë alternuar punën në terren me gjithë ekipet, duke bërë të mundur që situata në Tiranë të stabilizohej më shpejt se në shumë zona të tjera të vendit, duke iu rikthyer normalitetit brenda disa orësh. Shtabi i emergjencave ka qëndruar në gatishmëri të plotë dhe ka ndjekur nga afër gjithë situatën e shkaktuar nga rreshjet e dendura në qytet. Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, gjithashtu kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe ishin sot gjatë gjithë ditës në terren, në shërbim të qytetarëve, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative”.
Gjatë ditës së mërkurë, në terren kanë vepruar 1200 forca dhe 81 mjete (Fadroma, Kamion, Kamionvinç, Autokullë, Autobotë etj.) të Bashkisë Tiranë dhe ndërmarrjeve në varësi.
Problematikat sipas njësive:
Njësia Administrative 1
Situatë problematike tek “Ura Pasarel” në Shkozë, ura “Lanabregas” dhe tek ish-Liqeni i Shkozës, si dhe disa probleme me bllokime pusetash në rrugën “Ali Demi” e “Agush Gjergjevica”.
Njësia Administrative 2
Problematikë në zonën e Saukut të vjetër, te nënkalimi që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, te përroi i Gogës, në fundin e rrugës “Gramoz Pashko”, si dhe te rruga “Kadri Kërciku”.
Njësia Administrative 3
Problematikë e shfaqur në rrugën “Selman Riza” te “Kodra e Priftit”, pa probleme në zona të tjera.
Njësia Administrative 4
Problematikë në zonën e Bregut të Lumit, në rrugën “Hamdi Ferhati“, në rrugën “Xhaferr Zelka” dhe në rrugën “Hava Murati”, pranë urës së “Babrroit”.
Njësia Administrative 5
Problematikë në rrugën “Mentor Xhemali”, “Gjovalin Gjadri”, “Nuçi Naçi”, si dhe në zonën e pallateve të aviacionit të ri dhe bodrumet e pallateve “1 Maj”.
Njësia Administrative 6
Problematikë në kanalin te rruga e Qelqit, zona Misto Mame, rruga Hamdi Cullhaj, zona e ish Kombinatit Tekstil, zona e Kodër Sharrë.
Njësia Administrative 7
Nuk ka pasur probleme
Njësia Administrative 8
Problematikë në nga rr.”Zenel Bastari” deri tek rr.”Besa”, si dhe në territorin i cili ndodhet në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Tiranës. Gjithashtu, problematikë e madhe edhe buzë lumit të Tiranës në ekstremin veri-lindor të territorit të Tiranës.
Njësia Administrative 9
Problematikë në rrugën “Llazar Shapatini”, si dhe një segment te rruga “Siri Kodra” dhe “Don Bosko”.
Njësia Administrative 10
Nuk ka pasur probleme.
Njësia Administrative 11
Problematikë në rrugën “Mersin Mema”, në rrugën “Jusuf Gervalla”, “Gani Kryeziu”, te rrugët “Don Bosko”, “Egnatia” dhe “Hysni Gerbolli”.
Njësia Administrative Kashar
Problematika kryesore është evidentuar në Yrshek për shkak të daljes së lumit të Lanës.
Njësia Administrative Ndroq
Problematikë e vërejtur për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.
Njësia Administrative Vaqarr
Problematikë në fshatin Bulticë, ku si rrjedhoje ka përmbytje të tokave bujqësore, në fshatrat e tjerë situata është normale.
Njësia Administrative Zall Herr
Problematikë me dy urat në fshatin Kasallë dhe Cerkezë, rrezikohet dëmtimi i urës së fshatit Pinar.
Njësia Administrative Dajt
Problematikë në Qesarakë, rrëshkitje dherash në rr. Nacionale Dajt dhe nga dalja e përroit në Lanabregas.
Njësia Administrative Pezë
Problematikë dhe dëme në rrugë, stacionet e pompimit dhe sera, situata është nën kontroll dhe pa probleme.
Njësia Administrative Shëngjergj
Problematikë me shembje të rrugës kryesore dhe të urave përgjatë lumit Erzen.
Njësia Administrative Baldushk
Problematikë në segmentin e rrugës Mustafakoc-Kakunje, si dhe në segmentin e rrugës Veski-Parret-Shenkoll.
Njësia Administrative Krrabë
Problematikë me rrugën Velija në fshatin Mushqeta, pjesa tjetër pa probleme.
Njësia Administrative Bërzhitë
Problematikë në rrugën rurale Pashkashesh deri në Kllojkë, rruga rurale Mihajas deri në fshatin Lugë.
Njësia Administrative Zall Bastar
Problematikë me 2 ura të demtuara dhe disa rrugë fshatrash.
Njësia Administrative Farkë
Problematikë në përroin e Santariumit dhe Përroin e Farkës.
Njësia Administrative Petrelë
Problematikë me në urën Xheniere ne fshatin Qeha, pjesa tjetër pa probleme.