Home Politike Dita e Rinise: Mesila Doda mungon ne festen e PD

Dita e Rinise: Mesila Doda mungon ne festen e PD

655
0

mesaila-doda-edi-ramaDeputetja e PD-së, Mesila Doda ka sqaruar dje në “Facebook” se nuk ka qenë e ftuar në ceremoninë festive të organizuar nga selia blu me rastin e Ditës së Rinisë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ajo e ka bërë të ditur këtë fakt gjatë një replikë që ka patur në rrjetin social të FB me ishdrejtorin e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj.

REPLIKAT NË “FB” MES DEPUTETES SË PD DHE ISH-DREJTORIT TË INSTITUTIT TË TË PËRNDJEKURVE

SIMON MIRAKAJ: Znj.Doda, më habiti pak prezenca juaj në festimet e 8 Dhjetorit përkrah Ramës dhe jo përkrah kryetarit Basha që përfaqëson të djathtën shqiptare.

MESILA DODA: Z.Simon, isha përkrah miqve të mi të dhjetorit të cilët kanë të drejtën të ftojnë gjithë klasën politike. Nëse aty ishte i ftuar edhe Edi Rama, ky nuk është problemi im sepse unë kam vendin tim në Lëvizjen e Dhjetorit, madje di të mbaj në çdo rast qëndrimin që më përket si opozitare.

MESILA DODA: Dhe sa për kuriozitet meqënëse kishe pyetje për çështjen, ftesa e ardhur nga Lëvizja Studentore ishte e vetmja ftesë që më kishte ardhur në këtë përvjetor.

SIMON MIRAKAJ: Ne sot ishim me dhjetoristët dhe vumë nga një lule tek busti i Azem Hajdarit te Qyteti Studenti, Mospjesëmarrja e juaj atje apo te Asllan Rusi më bëri që t’ju drejtohem sepse kam shumë respekt për ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here