Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillari Klinon ka uruar popullin shqiptar për festën e 99-vjetorit të Pavarësisë. Më anë të një mesazhi në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, Klinton shprehet se mes “Shqipërisë dhe SHBA-së ka një histori të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie. Ne sot jemi partnerë dhe punojmë në NATO dhe stabilitetin në rajon”, shprehet Klinon duke uruar festën e Pavarësisë.
Në mesazhin e sekretares së Shtetit nuk mungojnë dhe notat politike, që lidhen me situatën në të cilën ndodhet vendi.
“Populli shqiptar kërkon një qeveri transparente, lidership të përgjegjshëm dhe institucione të forta demokratike për të ndërtuar të ardhmen”, thotë Klinton. Nga ana tjetër ajo shton “SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë për integrimin në Europë dhe do të inkurajojnë lidershipin vendas që të punojë së bashku që vendi të eci përpara”, shprehet Klinton.