Home Aktualitet AK: Shqiptarët të injorojnë flamurët politikë

AK: Shqiptarët të injorojnë flamurët politikë

522
0

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot tubimin në kuadër të 99- vjetorit të Pavarsisë në Vlorën e flamurit. Gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka sulmuar politikën shqiptare duke e akuzuar për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre.
“Jemi të fundit në Europë. Ëndrra dhe aspirata e shqipëtarëve për bashkim kombëtar po përdhoset nga politika shqiptare që po hedh në treg territoret e saj. Kush kryeministër në Shqipëri ka qenë si Luigj Gurakuqi? Ne nuk vazhduam ëndrrën e Ismail Qemalit,kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritar që luajnë kumar, piramida, mafja çka na lë të fundit në Europë”-tha Spahiu.
Më tej Spahiu theksoi se AK do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Prishtinë duke bashkuar të gjithë shqiptarët Kuq e Zi dhe injoruar çdo flamur politik që tenton të çkombëtarizojë popullin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here