Home Aktualitet Vrasja e gjyqtarit, uji dëmtoi provat në vendngjarje

Vrasja e gjyqtarit, uji dëmtoi provat në vendngjarje

578
0

Dosja e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi është duke u hetuar ekskluzivisht nga tre ekspertë më të mirë të hetimit shqiptar. Prokuroria ka vendosur ngushtimin e grupit hetimorë për shkak edhe të ruajtjes të dhënave të hetimit, por edhe për të përqëndruar veprimet në pak duar. Ky grup i ngusht hetimi aktualisht ka në dorë dy pista, mbi të gjitha ajo që po heton është për konfliktin e pronave në gjirin e Lalzit në Durrës, ku akuza ka sekuestruar të gjithë materialin e dosjes së pronave.

Ndërsa nga ana tjetër organi i akuzës ka mbledhur të gjitha provat e gjetura në vendin e ngjrajes, ato që të paktën kanë arritur të gjejnë. Kjo, sipas burimeve vendi i ngjarjes ishte i dëmtuar, pasi shpërthimi i automjetit është shoqëruar me zjarr, i cili është shuar me ujë nga zjarrfikësit. Kështu sipas ekspertëve pikërisht ky veprim ka prishur vendin e ngjarjes.

Gjithashtu një ndihmesë e madhe për akuzën do të ishte edhe gjetja e kartës së numrit që është përdorur për shpërthimin e bombës me telekomanë, i cili dyshohet se është numër nga shteti i Malit të Zi. Por duket se prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mjaftuar me kaq. Grupi i ngushtë hetimor, ka nisur të shoshisë të gjitha numrat e telefonit me të cilat ka kontaktuar gjyqtari Skerdilajd Konomi para se të shpërthente lënda eksplozive.

Ndërkohë sipas burimeve mësohet se autori, i cili ka formuar numrin e bombës me telekomand të jetë një vrasës me pagesë, pasi sipas burimeve mënyra se si është kryer krimi nuk të lë shumë mungësi për të gjetur prova. Një tjetër shpërthim i ngjashmë ka ndodhur disa metra larg vendit, ku u vra gjyqtari Konomi, disa muaj më parë pikërisht në qytetin e Vlorës.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që si në shpërthimin e parë dhe në atë të dytin, të jetë e njëjta dorë, i njëjti autor, pasi të dyja ngjarjet kanë të njëjtën mënyrë ekzekutimi. Ndërkohë të njëjtat burime bënë më dije se grupi hetimor do të kontaktojë edhe me kolegë të huaj, nëse kjo do të jetë e nevojshme, ndërsa bënë më dije se vrasja e Skerdilajd Konomit nuk do të jetë një dosje pa autor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here