Home Sociale Varrezat e makinave, nga sot zhvendosen 1 km larg rrugës

Varrezat e makinave, nga sot zhvendosen 1 km larg rrugës

1002
0

290 varreza makinash janë identifikuar në Shqipëri, të cilat gjenden pak metra larg akseve rrugore. Por, duke filluar nga sot, këto varreza duhet të zhvendosen larg nga këto akse, në të kundërt, do të merren masa nga ministritë përkatëse, si ajo e Mjedisit, e Mbrojtjes dhe ajo e Punës.

Gjatë një vlerësimi të bërë nga ekspertë të mjedisit, ndotja në prezenca të tilla arrin në nivele ekstreme. Për këtë qëllim, akti normativ i qeverisë, kërkon largim të grumbullimeve të mjeteve motorike të dala jashtë përdorimit. Drejtori i Politikave mjedisore në Ministrinë e Mjedisit Pëllumb Abeshi, tregon se ku do të zhvendosen këto varreza.
Deri në datën 12 tetor, pronarët ose administruesit e vendgrumbullimeve ekzistuese të mjeteve motorike, dhe pjesëve të tyre të këmbimit, duhet t`i kenë larguar këto mjete, në të kundërt, neni 2 i aktiti normativ, parashikon sanksione.
Në këtë rast, janë pronarët e varrezave ata që duhet t`i rivendosin në vende të tjera, të lejuara dhe të autorizuara për këtë qëllim. Kjo është e vlefshme si për ata që kanë leje mjedisore, ashtu edhe për ilegalët. Në rastet kur, autoritetet mjedisore konstatojnë shkeljen e kërkesave dhe afateve, bëjnë konfiskimin e mjeteve motorike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here