Presidenti i Republikës Bamir Topi, po zhvillon sot një takim pune në zyrën e tij me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, ndërsa po shkëmbejnë mendime, lidhur me situatën paszgjedhore të krijuar në Shqipëri.
Vetëm dy ditë më parë, trojka e ambasadorëve të SHBA, BE, dhe OSBE dhanë një deklaratë të përbashkët për situatën politike në Shqipëri, duke shprehur njëkohësisht edhe shqetësimin e përbashkët, ku përsëriten dhe njëherë thirrjen dhe apelin për politikën shqiptare për kthimin e dialogut në vend dhe angazhimin e politikës në proceset integruese.