Spekullimeve për një largim të mundshëm nga ekipi i Furthit në Gjermani, mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, Mërgim Mavaraj u ka dhënë fund njëherë me mirë me një deklaratë të papritur për mediat vendase. Kosovari deklaroi se zërat që e lidhin të ardhmen e tij me një kalim te ekipi i Lacios në Itali, apo diku gjetkë nuk janë aspak të vërtetë.” Nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është spekulluar në medie për të ardhmen time. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Lacion dhe Igli Taren” u shpreh ai.
Por ku do të shkojë lideri i mbrojtjes kuqezi edicionin e ardhshëm? “ Do të mbetem te ekipi i Furthit për ta ndihmuar për t’u ngritur në Bungesligë, pas rënies nga kategoria. Këtu ndihem shumë mirë, pasi kam shumë shokë dhe miq me të cilët kam kaluar shumë momente të lumtura. Me drejtuesit e ekipit akoma nuk kam biseduar për kontratën e re, por besoj që shumë shpejt do të ulemi të negociojmë. Kam besim që do të zhvillojmë një edicion të suksesshëm në Bundeliga 2 për të ngjitur sa më shpejt në elitën e futbollit gjerman Furthin” deklaron shqiptari.
Në fund mbrojtësi flet edhe për ndeshjen me Norvegjinë që u zhvillua në Tiranë. “ Vija pas një edicioni shumë të ngarkuar dhe ishim shumë në presion për të fituar atë ndeshje, por në fund fati nuk na buzëqeshi, pasi dolëm nga fusha vetëm me një pikë. Megjithatë Shqipëria është në vendin e dytë dhe kjo është një arritje shumë e madhe për ne” përfundon Mavraj intervistën e tij.
Ndërsa porsa i përket të ardhmes së Hysaj, këto janë orë vendimtare, pasi Tare pritet që ta zyrtarizojë goditjen e mborjtësit te ekipi i Lacios në orët në vazhdim, pasi sipas medieve italiane akordi për gjysmën e kartonit tani është arritur mes dy ekipeve. Kështu në ekipin e Lacios bëhet një koloni shqiptare me në krye Taren më pas Cana dhe grupi i futbollistëve të rinj nga Strakosha dhe Hysaj që synojnë një paraqitje sa më dinjitoze.
SERBIA: ZVICRA KËRKOI FALJE PËR HIMNIN E KOSOVËS
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit Tomislav Karadziç deklaron se organizatorët e turneut ‘Valais Youth Cup’ nga Zvicra, kanë kërkuar falje që e lejuan përfaqësuesen U-21 të Kosovës që t’i përdor simbolet shtetërore, përfshirë këtu himnin, flamurin dhe emblemat. Pala serbe u ankua në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për këtë çështje, pasi sikur dihet, shtëpia e futbollit botëror ia ka kushtëzuar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore me të rinj, pa përdorimin e simboleve të shtetit.
“Ne ishim të informuar për organizimin e këtij turneu në Zvicër. Ata na kanë kërkuar falje, duke na thënë se nuk e dinin këtë gjë. Ndër personat që e kanë organizuar turneun kishin edhe shumë shqiptarë të Kosovës, që jetojnë në Zvicër, e që e kanë shfrytëzuar situatën. Shpresojmë që këto gjëra të mos përsëriten”, ka thënë Karadziç për mediat serbe. Pas deklaratës së palës serbe, pritet edhe reagimi i palës kosovare dhe sigurisht asaj zviceriane, e cila ka organizuar turneun, por nuk ka dhënë një deklaratë publike për mediat nëse nuk ishte në dijeni të vendimit të FIFA-s dhe nëse kërkon falje.
SHAQIRI ‘KAMPION’ EDHE NË MUZIKË
Shaqiri nuk është talent vetëm në futboll, por edhe në muzikë. Xherdan Shaqiri po vazhdon të dëfrehet në pushime pas mbylljes së një edicioni që as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar. Ylli kosovar është rikthyer në Zvicër ku po kalon ditët e fundit të pushimit para se ti rikthehet Bayernit të Pep Guardiolës. Shaqiri është parë në Dielsdorf ku së bashku me një grup muzikor ka treguar disa nga aftësitë e tij në muzikë. Shaqiri më zërin e tij ka dëfryer të pranishmit. Këtë edicion vështirë se kosovari do të gjejë një vend në formacionin e dytë të Guardiolës, pasi në të parin është i sigurt që nuk bën pjesë, pasi nuk është në listën e dëshirave të spanjollit Guardiola.
SHALA SHËNON PËR ODD GRENLAND
Shala nuk ka të ndaluar këtë edicion, pas golit javën e kaluar me ekipin e tij, këtë herë mesfushori i Odd Grenland shënoi përsëri gol në fitoren e thellë që skuadra e tij e shënoi kundër Haugesund në shtëpi. Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, në minutën e 46-të vendësit shënuan për të hapur serinë e golave me Stoarbek. Epërsia u ngrit kur 21 vjeçari Shala shënoi për 2-0. Dy golat e tjerë u shënuan në fund të takimit në minutën kur shënuan Xhonsen ’88 dhe Agoucha 90+2. Vlen të theksohet se pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Shalës në fillim të pjesës së dytë një lojtar kundërshtar u përjashtua me karton të kuq. Shala është pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë.
VAJUSHI DHE GJASULA NË RADARIN E ITALIANËVE
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi nuk ndalet së promovuari talentet e futbollit shqiptarë që luajnë jashtë vendit. Kështu këtë herë radhën e ka pasur Vajushi dhe Gjasula. Të dy futbollistët e kombëtares me menaxher Sokol Haxhinë po shikojnë mundësinë e transferimit në futbollin italian. Vajushi luan me Liteks dhe edicionin e kaluar shënoi plot 11 gola, ndërsa Gjasula që luan si fantazist në Duisburg është aktualisht pa ekip dhe po kërkon një ekip të ri për edicionin e ardhshëm. De Biasi po sponsorizon futbollistët shqiptarë për të t’i afruar në kampionatin italian.