Home Shendetesi Kanceri i gjirit, cilat femra rrezikojne te preken me shume

Kanceri i gjirit, cilat femra rrezikojne te preken me shume

688
0

Nga 9 gra, 1 prej tyre rezulton të jetë e prekur nga kanceri i gjirit. Autoritetet shëndetësore thonë se ky është një ndër shqetësimet kryesore që prek femrat. Sipas statistikave nga ISHP, brenda vitit numërohen 400 raste të reja.

Megjithëse kanceri i gjirit nuk njeh moshë, ekspertë të mjekësisë thonë se më të predispozuar të preken nga tumoret në gji janë femrat mbi moshën 35 vjeçe. Lumturi Mëkuri, specialiste e shëndetit Publik shprehet se femrat vijnë në kontrolle vetëm atëhëre, kur tumori në gji ka avancuar. Ato që janë të moshës 35-40 vjeç, duhet të tregojnë një kujdes të veçantë ndaj tumoreve që prek gjoksin.

Në anën tjetër shpjegon Mërkuri, kanceri i gjirit sulmon ato femra që konsumojnë duhan, alkool, obezet si dhe ato që kalojnë në menopazën të vonshme. Lumturi Mëkuri thotë se siptomat e tumereve të gjirit dallohen qartë po ashtu edhe shenjat e para identifikohen lehtë. Speciliatja e Insitutit të Sshëndetit Public apelon që femrat të bëjnë kontrollet rutinë tek mjeku.

Mamografia, aparati që bënë diagostikimin e sëmundjes është jo i dhimbshëm. Sipas saj, një femër mund të heq tumorin e gjirit nëse e kuron atë në kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here