Home Aktualitet Hagel i drejton leter falenderimi Kodhelit per ndihmesen ne luften ndaj ISIS

Hagel i drejton leter falenderimi Kodhelit per ndihmesen ne luften ndaj ISIS

676
0

mimi-kodheliShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar Shqipërinë për ndihmën e saj në luftën ndaj ISIS. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel në një letër falënderimi drejtuar homologes së tij shqiptare Mimi Kodheli shkruan se vendimi i shpejtë e vendosi Shqipërinë në krye të vendeve ndërkombëtare.

“Donacioni bujar i Shqipërisë në mbështetje të Qeverisë së Irakut dhe specifikisht për forcat Kurde Peshmerga, ka kontribuar në zbutjen e krizës aktuale. Vendimi i shpejtë i Shqipërisë, e vendosi vendin tuaj në krye të mbështetjeve ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Kontributi juaj mjaft domethënës, ka qenë në qendër të përpjekjeve për të furnizuar Peshmergat kurde, në këto kohë kritike. Duke marrë në konsideratë rëndesën e këtij konflikti, unë ju falënderoj për konsideratat tuaja për kontribute shtesë, mbështetur në propozimin gjatë Samitit të NATO-s në Wells. Vazhdimësia e mbështetjes së Peshmergave do të jetë vendimtar në suksesin e vazhdueshëm të koalicionit”, theksohet në letrën e sekretarit amerikan të Mbrojtjes.

Hagel shpreh gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë dhe për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here