Home Aktualitet Peza ne feste, tri dite muzike dhe argetime pafund

Peza ne feste, tri dite muzike dhe argetime pafund

547
0

Duke filluar nga sot, për tri ditë me radhë Peza do të kthehet në një vend feste dhe argëtimi për të gjithë ata që do duan të shijojnë jo vetëm muzikën, aktivitetet sportive, lojërat e ndryshme, por edhe produktet bujqësore të zonës. Bashkia e Tiranës ka vendosur që kësaj here, festën e Pezës ta festojë ndryshe, duke e përdorur atë edhe si një mundësi të mirë për të promovuar vlerat turistike të zonës. Për këtë arsye, ajo ka programuar që festa këtë vit të nisë në datën 14 dhe të mbyllet në datën 16, me një koncert të madh me pjesëmarrjen e shumë këngëtareve dhe grupeve të njohura vendase dhe të huaja.1L6A9241

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar edhe axhendën e detajuar të këtyre tri ditëve festë. Në datën 14 shtator janë parashikuar aktivitete te parku i lojërave, një panair i produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Gjithashtu, në mesditë është programuar edhe një shfaqje cirku, si dhe vizita te parku i përrallave. Ndërkohë që në 15 shtator do vijojnë aktivitetet te parku i lojërave, panairi i produkteve vendase, ekspozita me fotografi, si dhe vizitat në muzeun e Pezës. Gjithashtu, edhe në ditën e dytë do të jepen shfaqje cirku, ndërsa në mbrëmje do të ndizen zjarre partizane.

Ndërkohë që 16 shtatori, që përkon dhe me ditën zyrtare të festës së Pezës, përveç aktiviteteve që do të vijojnë nga ditët e mëparshme do të ndizen zjarre partizane, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë këngë partizane nga kori “Lira”. Ndërsa në orën 20:00 në mbrëmje do të mbahet koncerti i madh në Parkun e Pezës me “Fanfara Tirana” dhe Robert Bisha, Special Guest – Dudu Morandi ( Modena City Ramblers) Gipsy Groove dhe Dj Jehonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here