Home Ekonomi BE miraton këstin e ndihmës greke prej 120 mld Euro

BE miraton këstin e ndihmës greke prej 120 mld Euro

185
1

Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka shprehur kënaqësinë e tij që Greqia ka siguruar këstin e pestë të ndihmës financiare, si dhe paketën e dytë të ndihmës prej 120 miliard euro nga BE.

Papandreu ka theksuar se ka deputetë të Partisë Socialiste të cilët deklarojnë se nuk do të votojnë për miratimin e masave të ashpra financiare, por pavarësisht kësaj, Papandreu është shprehur optimist.

Nëse Greqia falimenton, ata që do ta paguajnë më shumë këtë falimentim, do të jenë shtresat e varfëra të popullsisë, ka thënë Papandreu dhe ka theksuar se synimi i parë i qeverisë së tij është shmangia e falimentimit të vendit.

Masat e reja që do aprovojë parlamenti janë pritur me reagime nga sindikatat që kanë shpallur të martën dhe të mërkurën një grevë dyditore në sektorin shtetëror dhe atë privat, ndërsa policia ka marrë masa të ashpra për të shmnagur konfrontimet e dhunshme

1 COMMENT

  1. Greqia me kursin e saj ekonomik ka rrezikuar se tepermi Eurozonen , tentimi per ta shpetuar eshte i veshtir dhe gati mision i pamundur , habitem pse duhet ti kushtohet kaq shume vemendje Greqis . Me mire nje i vdekur se shume te tjer sepse thone i mbytyri te mbyt …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here