Home Bota Turqi, Erdogan udhëheq me 50%, numërohen 99% të votave

Turqi, Erdogan udhëheq me 50%, numërohen 99% të votave

658
0

Partia e kryeministrit në detyrë, Recep Tayyip Erdogan pas numërimit të 99% të votave ka arritur të marrë 50% të votave në zgjedhjet parlamentare. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim me këtë rezultat do të ketë në parlamentin e ri 326 vende nga 550 që janë gjithsej. Ky është mandati i tretë për Erdogan.

Ndonëse ky është një rezultat më i mirë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, partia e Erdogan nuk arriti objektivin që kishte, të merrte 2/3 vendeve në Kuvend, në mënyrë që të realizonte e vetme reformën kushtetuese. Megjithatë, që pas publikimit të rezultateve të para mbështetësit e saj kanë nisur festimin në kryeqytet, Ankara.

Parti e dytë në këto zgjedhje ka dalë Partia Republikane Popullore me 26% të votave ndërsa e djathta ekstreme, Partia e Lëvizjes Kombëtare ka vetëm 13%.

* * * *

Në Tuqi mbahen sot zgjedhjet parlamentare. Rreth 15 parti dhe më shumë se 200 kandidatë të pavarur, garojnë për 550 vendet në Parlamentin e ri të Turqisë që do të dalë nga këto zgjedhje. Në bazë të sondazheve, Partia Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit në detyrë, Recep Tayyip Erdogan do jetë fituesja e zgjedhjeve. Erdogan po shkon drejtë një mandate të tretë ndërsa opozita po vuan pasojat e përçarjes. Partia e Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 me 34% të votave, ndërsa në zgjedhjet e 2007 fitoi bindshëm me 47%.

Kryeministri aktual ka argumentuar para zgjedhjeve se një votë për partinë e tij është votë për stabilitetin. Ai ka zbuluar edhe planet ambicioze “Turqia 2023”, ku përfshihet hapja e një kanali përmes Stambollit nga Deti i Zi në Detin Marmara. Erdogan shpreson që në këto zgjedhje të marrë rreth 2/3 e vendeve në Parlament në mënyrë që siç ka premtuar të ndërmarrë një reformë në sistemin kushtetues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here