Home Sociale Nderron jete krijuesi i email-it

Nderron jete krijuesi i email-it

635
0

1457295647rayPioneri i internetit, Ray Tomlinson, i cili vlerësohet për krijimin e email-it, ka ndërruar jetë dje  në moshën 74-vjeçare.

Programuesi amerikan u bë i njohur për idenë e tij për mesazhet elektronike që mund të dërgoheshin nga një rrjet në tjetrin në vitin 1971. Shpikja e tij përfshin edhe përdorimin e simbolit “@” në email adresa.

Ai dërgoi për herë të parë një mesazh elektronik, ose atë që sot njihet gjerësisht si email, në kohën kur punonte në Boston si inxhinier për kompaninë e kërkimeve “BBN Technologies”.

Gjithsesi, Tomlinson më vonë tha se nuk e mbante mend se çfarë kishte shkruar në mesazhin e parë elektronik që dërgoi. Puna e tij u vlerësua zyrtarisht në vitin 2012 kur ai hyri në atë që quhet “Internet Hall of Fame”.

Sipas mediave ndërkombëtare, Tomlinson vdiq pas një sulmi në zemër.

Previous articleTe krijosh muzike me dorashka
Next articleRritet me 60 % pagesa e papunesise

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here