Një tjetër vendim i qeverisë është rritja e pagesës së papunësisë, nga 6800 lekë do të jetë 11 mijë lekë në muaj. Kjo do të thotë se pagesa e papunësisë është rritur me 60%. “Kemi marrë vendimin për të rritur me 60% pagesën bazë të papunësisë, e cila nga 6850 lekë në muaj, bëhet sot 11 mijë lekë në muaj apo 110 mijë lekë të vjetra. Ky është një vendim tejet i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të shifrës 60%, por edhe pasi kjo rritje ndodh për herë të parë pas shumë vitesh që kjo pagesë ka qënë e niveleve të ulëta.
Falë rritjes prej 60 % të nivelit bazë të pagesës së papunësisë, Shqipëria përmbush edhe detyrimin që lind nga konventa ndërkombëtare e ILO-s në të cilën thuhet se pagesa e papunësisë duhet të jetë të paktëm sa 50 % e pagesës minimale në shkallë vendi”, – u shpreh Blendi Klosi pas mbledhjes së qeverisë.
Ulet koha e përfitimit
Por ndërkohë që ka rritur pagesën e papunësisë, qeveria ka vendosur të ulët kohën e përfitimit. Kështu për një person i cili ka derdhur kontribute për një vit, do ta marrë këtë pagesë për 3 muaj rresht. Një person që e ka derdhur kontribute për 5 vjet, do ta përfitojë për 9 muaj dhe ata punonjës që kanë derdhur kontribute për 10 vjet do ta përfitojnë për 12 muaj. Në këtë mënyrë qeveria përcakton se pagesa e papunsisë prej 11 mijë lekësh nuk do të merret më shumë se një vit.
“Vendimi sjell edhe më shumë drejtësi për të gjithë ata që kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Kështu, nga sot, ata që kanë kontribuuar më shumë në skemë, do të përfitojnë më gjatë pagesën e papunësisë. Ata që kanë paguar më pak, sigurisht edhe do të përfitojnë më pak. Por, synimi ynë është që të zbusim sa më shumë shkallën e papunësisë në vend. Për këtë arsye, zyrat e punësimit në të gjithë Shqipërinë, i ofrojnë falas çdo përfituesi të pagesës së papunësisë mundësinë për të thelluar njohuritë e tyre profesionale pranë qendrave të formimit profesional.
Gjatë dy viteve të fundit, numri i pjesëmarrësve në këto programe është dyfishuar, nga 8000 në vitin 2013, në 17 mijë në vitin e fundit”, -theksoi Ministri i Mirëqenies Sociale. Pgaesa e papunsisë prej vitesh nuk është ndryshuar nga qeveria.
Koha sa do përfitohet pagesa e papunësisë
3 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, një vit
9 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 5 vjet
12 muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet
Koha e përfitimit
Por ndërkohë që ka rritur pagesën e papunsisë, qeveria ka vendosur të ulët kohën e përfitimit. Kështu për një person i cili ka derdhur kontribute për një vit, do ta marrë këtë pagesë për 3 muaj rresht.