Home Aktualitet SKANDAL! Nese paguan, hyn pa rradhe per te bere rezonancen ne QSUT

SKANDAL! Nese paguan, hyn pa rradhe per te bere rezonancen ne QSUT

774
0

Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë, duke kërkuar të bëjë rezonancë magnetike. Nëse ndjek planifikimin, rezonancën duhet ta bëjë në një kohë të dytë. Nga mjeku e deri te roja i objektit hyjnë në pazarin e parave.

Mjeku imazherist nuk pranon ta bëjë rezonancën me 100 mijë lekë të vjetra, por në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës, pasi me para në dorë zgjidh çdo situatë!

Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.

Qytetari – Te rezonanca, këtu.

RojaTe kush rezonancë? Çfarë do bësh?

Qytetari – Do diskutoj me atë për punën e datës.

RojaDo ikësh atje te konsultat që të caktosh datën.

QytetariE kam caktuar.

Qytetari pyet një mjek rreth datës së përcaktuar për kryerjen e rezonancës.

Qytetari – Mund të bëj një pyetje?

MjekuPo!  Te neurologjia, këtej mbrapa.

Qytetari Atje ishte data në qershor.

Mjeku – Është pa lekë, më kupton? Eshtë me zero lekë.

Roja dëgjon bisedën dhe i ofron një mundësi qytetarit.

RojaPse? Nuk e pe fare datën?

Qytetari –  Në qershor.

RojaPo fole një herë, po ashtu se… këta ta bëjnë për 200 mijë lekë.

Po ashtu dhe për 150 mijë lekë ta bëjnë. Po ju them unë që e kam mikun tim. Po flas unë.

Qytetari – Ik e fol, pra!

Roja shkon të bisedojë më doktorin dhe të hyjë “mik” për qytetarin, i cili e takon më pas.

Qytetari – Si kaluat?

Mjeku – Ti je kushëriri i atij?

Qytetari – Po!

MjekuDo presësh një çikë!

Qytetari – Po, s’ka problem, pres këtu jashtë.

Mjeku – Sa të plotësoj ca gjëra kështu, në rregull?

Qytetari – Ok! E mora në telefon dhe do vinte, sot apo nesër, kur do e bëjmë?

Mjeku Po sot është më lirë se nesër kam hall mos do jetë më rrëmujë, hajde kur të duash. Sot ishte më lirë, kupton? E ke larg ti?

Qytetari –  Mbase, një minutë- dy minuta.

Mjeku Mirë, prit!

Qytetari – Hajde pak! Sa kushton ajo?

DoktoriA fole me atë?

Qytetari – Po ç’lidhje ka? Ne me 100 mijë lekë, se ajo  ka rezonancën e pestë apo të gjashtë dhe i kemi bërë gjithmonë.

Mjeku – Tani me shku aty te arka, ikën e paguan 20 mijë lekë (të reja), aq është.

Qytetari – Ta lëmë 100-dëshe?

Mjeku – S’bëhet.

Pasi qytetari bëri “pazar” me mjekun, rikthehet te roja.

Roja  – Çfarë tha? Nuk ta bëj?

Qytetari – 150.

RojaPo të thashë që i bëjnë me 200 të gjithë.

Qytetari – T’ja jap lekët tani?

RojaPo kush? Ti për veten tënde e ke?

Qytetari – Po jo, do vijë ajo tani.

RojaPo jepja! Jepja!

Qytetari – Unë i thashë se i kemi bërë gjithmonë me 100 mijë lekë, kupton? 100 mijë lekë.

RojaKëtu, si rezonancë eshtë rezonancë e mirë dhe ai shefi  dhe të gjithë që i bëjnë këtu vijnë i sjellin.

Roja shkon sërish te doktori, i cili ishte mërzitur për bisedën që pati me qytetarin.

Qytetari – Po vjen?

RojaIshte mërzit ai, më mërziti ai tha, ti më the kështu, ai më tha kështu…

Qytetari – Po, mirë!

RojaTi i kishe thënë, ai ishte bërë tym, ai tha…

Qytetari – Do vinte?

RojaTani sillmi mua.

Qytetari – Po, hajde!  Tani, dëgjomë mua se unë kam 50 euro dhe 85 mijë lekë se s’kisha lekë shqiptarë me vete. Ka problem? Njësoj është.

RojaJa, t’i them unë. 80 mijë lekë shqiptare?

Qytetari – 85 mijë lekë dhe 50 euro. Aq kisha në xhep, s’kam më. S’kam më, prandaj i thashë.

RojaKu e ke të sëmurin?

Qytetari – Duke ardhur, duke parkuar ishin.

Qytetarja shkon të bëjë rezonancën magnetike

Qytetari – Lekët t’i lashë te roja.

Mjeku – Mirë mo, po nuk është problemi te lekët, problem është ta bëjë. Ajo është gjëja e fundit, por e bën dot, s’e bën dot?

Qytetari – Po, e bën.

Infermierja – Ka frikë.

Mjeku Të kemi fut pa rradhë, e para. E dyta, ka 20 veta aty dhe e treta s’ka absolutisht asnjë lloj gjëje.

Infermierja – Ja, të lemë djalin këtu.

Marrja e përgjigjes së rezonancës magnetike

Qytetarja – Mirë, dua të marr një përgjigje rezonance.

Punonjësi Kur e ke bërë?

Qytetarja – Para tre – katër ditësh. Faleminderit!

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi me zë dhe figurë se si bëhen pazaret mes rojes së objektit dhe mjekëve në Shërbimin Universitar të Neurokirurgjisë për të hyrë pa rradhë përkryerjen e rezonancës magnetike. Pra, nëse ndjek rrugën e korrupsionit çdo gjë në “shëndetësinë e rilindjes” zgjidhet brenda ditës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here