Home Aktualitet Gardisti LLupo rrefen ne polici, nuk kam qelluar mbi turmen

Gardisti LLupo rrefen ne polici, nuk kam qelluar mbi turmen

585
0

Gardisti i pare qe eshte vene ne pranga per vrasjet ne demonstraten e 21 Janarit. Agim Llupo shprehet se ka qëlluar me fishekë manovër për të sprapsur turmën. Më pas Agim Llupo u ka thënë hetuesve se u është përmbajtur vetëm urdhrave, por për asnjë moment nuk e ka drejtuar armën nga demonstruesit. Rrëfimi i tij në polici mësohet të ketë qenë i shkurtër dhe me detaje të pakta, citon sot Gazeta Shqiptare. Sipas te perditshmes, Llupo ndërkohë ka treguar mbi mënyrën se si është operuar prej tij dhe shokëve të tij që kanë qenë në të njëjtën pikë të ruajtjes së Kryeministrisë. Gardisti ka mohuar kategorikisht vrasjen e Ziver Veizit dhe të demonstruesve të tjerë, edhe pse prokuroria pretendon se ai është autori i vetëm i ekzekutimit të gjirokastritit.

Te marten me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem te marten ne mesdite se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar. Ziver Veizi nga Gjirokastra u vra më 21 Janar së bashku me 3 shtetas të tjerë, Hekuran Dedën, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikën. Në momentin që u qëllua, Vieizi jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.
Gardisti i dyte ne pranga
Te merkuren ne pranga u vu gardisti i dyte, Alfred Ahmetcenaj, epror i Llupos. Dyshohet se Ahmetcenaj ka dhene urdher te qellohet mbi turmen.
Sipas prokurorisë, Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i njësisë speciale, epror i gardistit Agim Llupo, dyshohet ta ketë urdhëruar këtë të fundit për të qëlluar me armë. E perditshmja Gazeta Shqiptare meson se përpara hetuesve, Ahmetcenaj është përpjekur të ’shfajësohet’ duke deklaruar se është qëlluar fillimisht me fishekë manovër për të trembur protestuesit. Më pas ai ka pranuar faktin se është qëlluar me fishekë të vërtetë, për shkak të situatës së krijuar, por jo mbi turmën e demonstruesve, për të shmangur ndonjë vrasje të mundshme, por që për fat të keq u regjistruan katër. Dëshmitë e zyrtarëve të tjerë të Gardës, madje dhe vetë kreut të saj, Ndrea Prendi, e kanë “tradhtuar” Ahmetcenajn, i cili nga të gjitha faktet dhe provat rezulton të jetë pikërisht ai personi i dyshuar që urdhëroi të qëllohej.
Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi u ka thënë hetuesve se hapja e zjarrit ka ndodhur vetëm pasi turmat kanë hyrë brenda objektit të rëndësisë së veçantë. Edhe zyrtarët e tjerë kanë pranuar faktin se është qëlluar me fishekë të vërtetë, për shkak të situatës së krijuar. Dëshmitë e tyre si dhe provat e tjera, si ekspertiza balistike e armëve, gëzhojave dhe predhave dhe rrëfimi i gardistit Agim Llupo, kanë ngarkuar me përgjegjësi zëvendëskomandantin e Gardës, Alfred Ahmetcenaj, i cili ka dalë nga ambientet e prokurorisë me pranga në duar.

Pas ngjarjeve të 21 Janarit, Prokuroria lëshoi urdhër arrest për 6 gardistë. Urdhër-arresti për 6 drejtues të Gardës shkaktoi jo pak polemika që prej ditës së demonstratës, ku kryeministri hyri në një konflikt të hapur me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Pas demonstratës, kryeministri shprehu vlerësim të lartë për punën e Gardës së Republikës, ndërsa akuzoi kryeprokuroren se shkeli paktin për gardistët. Një ditë më parë Berisha theksoi se nuk do të lejojë ndalimin e hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit, që sipas tij ishte grusht shteti. Berisha premtoi gjithashtu dhe zbardhjen e 4 vrasjeve.
Ndërkohë opozita prej ditësh ka kërkuar arrestimin e gardistëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here