Home Politike Tiranë: diferenca Rama-Basha 1066, rrezultatet dhe ne Fier, Lezhe, Gjirokaster

Tiranë: diferenca Rama-Basha 1066, rrezultatet dhe ne Fier, Lezhe, Gjirokaster

541
0

Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka shtuar edhe diferencën mes kandidatëve. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deri në këto momente 7510 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka arritur në 6444 vota.

Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka marrë 61 vota. Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” kryeson deri më tani me 1066 vota më shumë se rivali i tij i djathtë Lulzim Basha.

Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave në njësitë bashkiake në kryeqytet duke bërë kështu që të thellohet edhe diferenca mes kandidatëve për bashkinë më të madhe.

Tiranë, kryeson Edi Rama
Deri në orën 10:53, nga 22 kuti votimi të numëruara në Bashkinë e Tiranës, tregojnë kryesues Edi Ramën me 6382 vota, ndërkohë që kandidati Lulzim Basha rezulton të ketë marrë 5439 vota.

Numërimi i votave për qarkun Fier
Bashkia Fier
Kryeson kandidati i AA, Baftia Zeqo, pasi ka marrë 3048 vota ndërsa kandidati i AQ, Ilir Bele ka 1982 vota.
Bashkia Patoz
Nuk ka nisur numërimi

Numërimi i votave për qarkun e Lezhës
Bashkia Lezhë
2909 vota Viktor Tusha AQ
2872 vota Gjok Jaku AA
Bashkia Rreshen
Është shpallur fitues kandidati i koalicionit AA, Ndue Kolaj me 870 vota me shume se Gjon Deda i AQ.
Bashkia Kurbin
Ka vetëm 30 min që ka nisur numërimi

Numërimi i votave për qarkun Kukës
Bashkia Bajram Curri
Ka përfunduar numërimi votave për këtë bashki ku është shpallur fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Avni Gjeka 795 AA ndërsa Agron Demus 1400 AQ

Numërimi i votave për qarkun Shkodër
Bashkinë e Pukës
Shpallet fitues me një diferencë prej 80 votash kandidati i Aleancës për Qytetarin, Beqir Arifaj.

Numërimi i votave për qarkun Durrës
Në këtë qark akoma nuk është hapur kutia e parë. Numërimi i votave vazhdon të jetë i bllokuar. Dega e PD-së Durrës ka reaguar duke thënë se shkak për këtë bllokim është PS e cila nuk ka dorëzuar listën e komisionerëve për numërimin e votave.

Numërimi i votave për qarkun Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër
Në bashkinë Gjirokastër, pas numërimit të 9 kutive të para, kryeson kandidati i koalicionit Aleanca për të Ardhmen, Flamur Bime, me 460 vota diferencë nga kandidati i Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinojmeri. Procesi i numërimit deri tani vijon normalisht.
Bashkia Përmet
Kur mbeten edhe dy kuti për të numëruar, në Përmet kryeson kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Gilbert Jaçe me 1407 vota kundrejt 1260 votave të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Kujtim Hoxha

Numërimi i votave për qarkun Vlorë
Bashkia Sarandë
Kryeson kandidati i AQ, Stefan Çipa, me 800 vota plus. Në një kohë që mbeten edhe disa kuti votimi për tu numëruar, diferenca në vota është e tillë që nuk lë hapësirë për përmbysje të rezultatit.

Nnumërimi i votave për qarkun e Elbasanit
Bashkia Elbasan
Në Bashkinë e Elbasanit, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Qazim Sejdini, kryeson me një diferencë prej 1004 votash ndaj kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Durim Hushi.
Bashkia Gramshi
Gramshi, në dy kutitë e para kryeson kandidati socialist Dritan Bici përkundrejt të PD-së Kastriot Zëre. Kutia e parë 216 – 114 dhe kutia e dytë 162 – 133

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here