Një aksident i lehtë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Rreth orës 04:00 të së hënës, autobusi i linjës Tiranë – Athinë ka përfunduar në shatërvanin te Zogu i Zi.
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin rreth 30 udhëtarë, disa prej të cilëve pësuan dëmtime të lehta.