Home Aktualitet KLD, Spahiu: Ndryshimet masive te kombesise cënojnë sovranitetin

KLD, Spahiu: Ndryshimet masive te kombesise cënojnë sovranitetin

431
0

Gati 2000 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë me vendim gjyqësor të gjykatës së Gjirokastrës dhe të Përmetit dhe zv kryetari i KLD-së deklaron me shqetësim: Në rrezik asimili i pjesshëm i kombit. Ndryshimet masive cënojnë sovranitetin”.
Një grup inspektimi me në krye zv kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndodhen sot në Gjykatën e Gjirokastrës për të verifikuar cdo abuzim të bërë nga gjyqtarët lidhur me problemin e ndryshimit të shtetësisë.

“Po ndryshojnë identitetin,kombësinë,fenë. Ndryshimi i kombësisë, nuk është standard europian.” ka deklaruar më tej Spahiu për Skenarin për regjistrim fiktiv popullsisë”.
Dy ditë më parë Spahiu ishte në Gjykatën e Korcës ku 192 qytetarë janë rregjistruar për ndryshimin e shtetësisë. Zv kryetari i KLD-së i ka kërkuar gjyqtarëve që vendimet e tyre të jenë plotësisht në përputhje me ligjet shqiptare dhe asnjëherë nën ndikime të “dallaveraxhinjve apo interesave që bien në kundërshtim me interesat kombëtare.

Më 5 shkurt konsulli grek Theodhoro Ikonomus, lëshoi mesazhe antishqiptare duke i bërë thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. Thirrjet u bënë më 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korcë. Sipas konsullit grekë vllehët janë grekë.

Deklaratat antishqiptare të konsullit grek kanë ngjallur reagime. Ministria e jashtme thirri ambasadorin grek per sqarime ne lidhje me deklaratat e konsullit. Deputeti i PD-së Gazmend Oketa kërkoi dje shpalljen “non grata” të konsullit grek. Kundër dhe At Dhimitër Veriga, prifti i kishës së vllehve në Korcë. Ai ka deklaruar se në Korcë nuk ka pasur kurrë grekë, dhe se vllehët nuk janë grek por arumunë.

Previous articleGardisti LLupo rrefen ne polici, nuk kam qelluar mbi turmen
Next articleGjergj Bojaxhi shkarkohet nga Inspektoriati i Ndertimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here